minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Nëna e partnerit të Gjeorgjia Muratit: Ndihem keq, a kam lindur një përbindësh? - Shqiperia.info

Një ngjarje tragjike tronditi Selanikun ditët e para të vitit 2024, ku një 39-vjeçar në bashkëpunim me mikun e tij vranë një grua shqiptare.

41-vjeçarja Gjerogjia Murati u godit disa herë më thikë nga partneri i saj dhe miku i tij.

Pas kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe nëna e 39-vjeçarit, i cili akuzohet për vrasjen e 41-vjeçares shtatzënë me ndihmën e bashkëpunëtorit të tij, i kërkon djalit të rrëfejë nëse e ka bërë.

Partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet për vrasjen e saj brutale, është në paraburgim në pritje të deklarimit të tij dhe i vetmi person që ka kërkuar të shohë është nëna e tij.

“Të rrëfejë! Nëse e ka bërë le të rrëfejë… Të gjitha provat të çojnë atje … Një falje e madhe, e cila nuk mund t’i kërkohet në këtë moment, asaj nëne dhe vajzës 13-vjeçare që e la jetim pa nënë dhe nënën pa femijë…nuk arrij ta kuptoj, nuk mundem…Të qenit nënë… as nuk e di nese ka ngushëllim. As unë nuk jam në formë të mirë. Të lindësh një përbindësh? Nuk ka asnjë justifikim për këtë”, u shpreh nëna e 39-vjeçarit.

/Vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version