minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Ministri Igli Hasani uron Talat Xhaferin: Besimplotë se do përmbushë angazhimet për zgjedhje demokratike, bashkë me kabinetin e tij - Shqiperia.info

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka uruar kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferin.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hasani shkruan se është besimplotë se Xhaferi dhe kabineti i tij do i përmbushë detyrimet e programit qeveritar, duke nisur që nga organizimi i zgjedhjeve të lira e deri tek vijimi i punës për anëtarësimin e vendit në BE dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Suksese kryeministrit të parë shqiptar në historinë e Maqedonisë së Veriut!

Besimplotë se Kryeministri Talat Xhaferi dhe kabineti i tij qeveritar do të përmbushin angazhimet dhe detyrimet e programit qeveritar, që nga organizimi i zgjedhjeve të lira, të ndershme e demokratike, vijimi i punës për realizimin e proceseve që dalin nga negociatat për anëtarësim me BE-në dhe përshpejtimi i integrimit evropian, rritja dhe zhvillimi i ekonomisë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit”, shkruan ministri Igli Hasani./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version