minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Maqedonia e Veriut në krizë energjitike, Greqia ndërpret furnizimin me naftë si pasojë e protestës së fermerëve - Shqiperia.info

Qeveria e Maqedonisë së Veriut  ka shpallur gjendje krize shtatëditore për furnizimin me energji elektrike, për shkak të ndërprerjeve në furnizimin me naftë nga Greqia. Protestat e fermerëve grekë, kanë bllokuar autostrada dhe pika kufitare, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në furnizimin energjetik të vendeve fqinje në Ballkanin Perëndimor.

Pjesa më e madhe e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet nga termocentralet me naftë.

Bullgaria ofroi furnizime emergjente me naftë për Maqedoninë e Veriut .Shpallja e krizës ishte e nevojshme për të mundësuar përdorimin e rezervave shtetërore dhe për të siguruar energji të mjaftueshme derisa pikat kufitare të rifillojnë funksionimin normal.

Ndërkaq, kriza energjetike dhe rritja e çmimit të energjisë elektrike ka sjellë debate edhe në politiken maqedonase, ku kreu i partisë opozitare LSDM Venko Filipçe, ka shkëmbyer replika me kryeministrin Hristijan Mickoski.

Sipas opozitës, pas thuajse dy vite qeverisje, nuk është bërë asgjë për ta përforcuar sektorin energjetik. Madje thuhet se në vend nuk prodhohet me kapacitetet maksimal, si pasojë e së cilës tani importohet energji elektrike nga jashtë, me çmim më të shtrenjtë.

Share.
Exit mobile version