minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Lajçak zbardh detaje nga takimi me Vuçiçin: Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve - Shqiperia.info

Emisari special i Bashkimit Evropian për  dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zbuluar detajet nga takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Përmes  një postimi në rrjete sociale ai ka theksuar se fokusi i bisedimeve ishte tek takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve në Bruksel.

“Pas Prishtinës javën e kaluar, vizitova Beogradin për t’u takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe me Petar Petkoviç. Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale, të cilat duhet të adresohen urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit”, tha Lajçak.

Në lidhje me takimin ka reaguar me herët edhe presidenti Vuçiç, i cili i ka bërë thirrje  ndërkombëtarëve  të angazhohen për të mbrojtur popullin serb në Kosovë.

“Shqyrtuam mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës. Sërish i bëra thirrje komunitetit ndërkombëtar  te angazhohet në mënyrë të vendosur në çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”,  tha Vuçiç.

Edhe i dërguari i SHBA-ve, Gabriel Escobar më herët ka nënvizuar vështirësitë e hasura në bisedime për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga çështja e dinarit. Diplomati amerikan dështoi në vizitën e fundit në Prishtinë për të bindur Albin Kurtin të bënte një hap pas. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version