minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Komisioni i PE-së miraton raportin për liberalizimin e vizave për qytetarët me pasaporta serbe në Kosovë - Shqiperia.info

Komisioni për Liri Qytetare dhe Punë të Brendshme në Parlamentin Europian miratoi sot raportin për liberalizimin e vizave për qytetarët me pasaporta serbe që jetojnë në Kosovë.

Raporti u miratua me 34 vota pro, 7 kundër dhe 12 absetnime. Miratimi i këtij raporti është një shenjë pozitive drejt heqjes së vizave për bartësit e pasaportave serbe.

Liberalizimi i vizave për qytetarët që posedojnë pasaporta biometrike në Kosovë, ka hyrë në fuqi më 1 janar të këtij viti.

Propozimin për t’ua hequr vizat edhe bartësve të pasaportave serbe në Kosovë, e ka dhënë Komisioni Evropian në nëntor të vitit të kaluar, duke argumentuar se me një vendim të tillë, të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të përfshiheshin në procesin e liberalizimit të vizave./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version