Close Menu
    What's Hot
    Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizimin me popullin palestinez

    Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizimin me popullin palestinez

    04/10/2025
    Bastisje në Gostivar, gjendet drogë tek një shtetas turk

    Bastisje në Gostivar, gjendet drogë tek një shtetas turk

    04/10/2025
    Reduktohet transporti publik në Shkup, qytetarët ankohen për kaos

    Reduktohet transporti publik në Shkup, qytetarët ankohen për kaos

    04/10/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      Arrestohet autori i zjarrit që shkatërroi sipërfaqe me pemë frutore në Kavajë

      08/08/2025
      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      “Rilindja Urbane 2.0”, Rama publikon pamje nga lirimi i hapësirave publike në Shkodër

      08/08/2025
      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      Moti për të premten, temperaturat deri në 39°

      08/08/2025
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      28/01/2025
      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizimin me popullin palestinez

      Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizimin me popullin palestinez

      04/10/2025
      Bastisje në Gostivar, gjendet drogë tek një shtetas turk

      Bastisje në Gostivar, gjendet drogë tek një shtetas turk

      04/10/2025
      Reduktohet transporti publik në Shkup, qytetarët ankohen për kaos

      Reduktohet transporti publik në Shkup, qytetarët ankohen për kaos

      04/10/2025

      Nikolloski: Tunelet në autostradën Kërçovë-Ohër do të hapen për qarkullim në pranverë

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      E premtja paska surpriza, por vetëm për këto 3 shenja Horoskopi

      08/08/2025
      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      Shenjat që dikush po të lexon si libër të hapur

      07/08/2025
      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      Pse dhëmbi dhemb më shumë gjatë natës?

      07/08/2025
      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      Si t’i dalloni shenjat e plakjes

      07/08/2025
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      08/07/2025
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Kosova»Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Shtetet e Bashkuara duhet të mbesin të angazhuara në Ballkanin Perëndimor
    Kosova

    Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Shtetet e Bashkuara duhet të mbesin të angazhuara në Ballkanin Perëndimor

    17/03/20246 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Shtetet e Bashkuara duhet të mbesin të angazhuara në Ballkanin Perëndimor
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Këshilli i Ambasadorëve Amerikanë: Shtetet e Bashkuara duhet të mbesin të angazhuara në Ballkanin Perëndimor

    Këshilli i Ambasadorëve Amerikan ka botuar këto ditë një raport pas vizitës fakt-mbledhëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadori Philip Hughes, përfaqësuesi i këtij grupi që mbledh rreth vetes ambasadorë jo të karrierës, thotë se këto tre shtete të Ballkanit kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por ato vazhdojnë të përballen me sfida nga ndërhyrjet politike të fqinjëve të tyre apo në rastin e Shqipërisë nga kriminaliteti dhe korrupsioni dhe mungesa e një demokracie të mirëfilltë. Zoti Hughes po ashtu foli për vendimin e Shteteve të Bashkuara për ta shpallur person non-grata ish Presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha.

    Zëri i Amerikës: Këshilli i Ambasadorëve amerikanë, ishte për një vizitë fakt-mbledhëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Cilat janë gjetjet tuaja?

    Philip Hughes: Na ka bërë përshtypje të thellë përparimi që Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë bërë që nga shpallja e pavarësisë së tyre dhe përparimin që ka bërë Shqipëria, që nga përmbysja e regjimit brutal të Enver Hoxhës dhe rilindja si shtet demokratik. Njëkohësisht, na bëri përshtypje ndikimi i madh i fqinjëve në politikat e këtyre tre shteteve – rolin e madh që Serbia luan në skenën politike të Kosovës, rolin e madh që Bullgaria luan në skenën politike të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria e cila, siç e kuptuam, ka detyrim kushtetues të përkujdeset për mirëqenien e shqiptarëve jashtë kufijve të saj. U befasuam me aspiratën e këtyre shteteve për t’u bërë pjesëmarrës të plotë të komunitetit Euro-Atlantik dhe përparimit që kanë bërë për të realizuar këto qëllime. Njëkohësisht, në secilin rast, ato kanë pengesa për integrim në BE dhe në rastin e Kosovës edhe në NATO. Në rastin e Shqipërisë, çështjet e korrupsionit dhe kriminalitetit në njërën anë dhe problemet me një qeverisje të mirëfilltë demokratike nga anën tjetër, janë pengesa të shkaktuara nga vetë klasa politike e , Shqipërisë, që ky vend duhet t’i tejkalojë.

    Zëri i Amerikës: Duke patur parasysh këto sfida, si duhet të angazhohen hartuesit e politikave amerikane me rajonin?

    Philip Hughes: Duhet të provojmë të vazhdojmë dialogun e ngushtë me të gjitha palët në rajon dhe natyrisht ta vazhdojmë praninë e forcave amerikane atje. Ne vizituam Kampin Bondsteel dhe jemi thellësisht të impresionuar me profesionalizmin e ushtrisë tonë dhe kontributin që ajo jep në rajon… Nxisim qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë përpjekjet për të tejkaluar dy sfidat që i përmenda. Është vështirë për një qeveri që ka avantazhet siç i ka qeveria e Kryeministrit Rama, avantazhet e krijuara për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve të mëparshme nga Partia Demokratike, që ka një pozitë të tillë komanduese në aspektin elektoral, të nxisë garë të vërtetë demokratike dhe t’i japë hapësirë palës tjetër. Mungesa e garës së vërtetë demokratike do të shndërrohet në pengesë për Shqipërinë nga ata që hezitojnë ta pranojnë vendin në Bashkimin Evropian për arsye të ndryshme dhe nuk u duhen dhënë arsye të tjera.

    Zëri i Amerikës: Një nga çështjet kundërthënëse të viteve të fundit është vendimi i qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të shpallur ish Presidentin e Shqipërisë Sali Berisha, persona non-grata. Në raport e konsideroni këtë vendim të padrejtë. A mund të na shpjegoni përse?

    Philip Hughes: Kjo që thoni është paksa një lexim i gabuar i asaj që ne po përpiqemi të themi në raport. Është vështirë të gjykojmë rastin e Sali Berishës, sepse nuk kemi qasje tek faktet. Nuk e dimë se çfarë dëshmish i janë paraqitur Departamentit të Shtetit, apo çfarë provash kishte Sekretari Blinken kur bëri përcaktimin. Ajo që po përpiqemi të themi në raportin tonë, ajo që po përpiqemi të nënvizojmë, është se ky mund të jetë një rast, ku një nga ligjet tona po praktikohet në mënyrë shumë të përgjithshme, pa vëmendjen e duhur të Kongresit, duke sjellë pasoja të padëshiruara. Kjo është situatë në kundërshtim me traditat tona ligjore në Shtete të Bashkuara, ku njerëzit duhet të kenë qasje ndaj dëshmisë kundër tyre, në mënyrë që të kenë mundësinë për të kundërshtuar provat dhe të argumentojnë për të mbrojtur veten. Dhe kjo nuk është e mundur me mënyrën se si këto rregullore për shpalljen (non-grata) janë hartuar. Ajo që u përpoqëm të theksojmë është se kemi të bëjmë me diçka që bie ndesh me traditat ligjore amerikane dhe ndoshta duhet shqyrtuar. Ndoshta ka qenë e padrejtë, nuk e di, sepse nuk i kam faktet për rastin e Sali Berishës. Por është e sigurt se ai nuk ka qasje ndaj fakteve dhe nuk ka patur mundësinë që të mbrohet nga shpallja e vendimit apo të argumentojë në mbrojtje të vetes. Kjo nuk është mënyra se si ne i bëjmë gjërat në aspektin ligjor, në përgjithësi në SHBA, ndonëse ai natyrisht është shtetas i huaj.

    Zëri i Amerikës: Shpallja, megjithatë, është mbështetur në një ligj të Kongresit, si një mjet politik për të luftuar korrupsionin dhe përcaktimet publike kanë filluar në vitin 2018 me prokurorin Adriatik Llalla. Dua t’iu pyes për kornizën kohore të këtij vendimi, sepse ju thoni se është vendim i administratës së Presidentit Biden, i Sekretarit Blinken. A mund të ketë filluar procedura nga administrata e mëparshme?

    Philip Hughes: Qeveria amerikane, para zgjedhjes së Presidentit Biden më 2020, mund të ketë patur prova apo të dhëna nga Shqipëria, nuk e di. Ambasada u tregua e gatshme të na takonte por nuk na dhanë asnjë informacion, nuk hynë në asnjë nga faktet e rëndësishme që çuan te vendimi. Prandaj nuk e di se kur qeveria amerikane mund t’i ketë siguruar fillimisht të dhënat që mund të kenë çuar në vendimin e Sekretarit Blinken. Të gjitha diskutimet u përqëndruan në vendimet e marra gjatë administratës së Presidentit Biden.

    Zëri i Amerikës: Dhe së fundmi, sa i rëndësishëm mbetet rajoni i Ballkanit?

    Philip Hughes: Mendoj se mbetet shumë i rëndësishëm, sepse është një rajon që po bën përparim demokratik dhe ekonomik. Shpresoj që edhe Kosova një ditë të kalojë pragun dhe të anëtarësohet jo vetëm në BE, por në NATO për ta plotësuar praninë e aleancës në këtë pjesë të botës. Por nga përvoja ime, Shteteve të Bashkuara shpesh u duhet të përballen me çështje urgjente, dhe kjo shkakton vonesa në trajtimin e çështjeve të tjera të rëndësishme. Gjatë viteve ’90, konfliktet në Ballkan ishin kriza të menjëhershme. Tani ato nuk janë të tilla, por mund të bëhen sërish pjesë e një krize të menjëhershme, nëse konflikti në Ukrainë ka një përfundim të keq për ukrainasit, ose nëse Rusia vazhdon agresionin, apo në rastin ekstrem, synon të vërë në provë Nenin 5 të traktatit të NATO-s, në përpjekje për të thyer aleancën. Prandaj ky rajon duhet të ketë vëmendje politike të vazhdueshme dhe përparësi nga Shtetet e Bashkuara./VOA/

    Lexo edhe:

    1. Anëtarët e Kongresit: SHBA duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përballë ndikimit të Rusisë, Kinës
    2. Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    “Rikthejmë ushtrinë me detyrim”, Vuçiç: Na duhen shumë armë, por nuk do sulmojmë askënd

    14/09/20242 Mins Read
    Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në rajon

    Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në rajon

    29/05/20243 Mins Read
    Komisioni i PE-së miraton raportin për liberalizimin e vizave për qytetarët me pasaporta serbe në Kosovë

    Komisioni i PE-së miraton raportin për liberalizimin e vizave për qytetarët me pasaporta serbe në Kosovë

    09/04/20241 Min Read
    BE-ja shpreh keqardhje për thirrjet për bojkotimin e votimit dhe regjistrimit në veri të Kosovës

    BE-ja shpreh keqardhje për thirrjet për bojkotimin e votimit dhe regjistrimit në veri të Kosovës

    09/04/20243 Mins Read
    Anëtarët e Kongresit: SHBA duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përballë ndikimit të Rusisë, Kinës

    Anëtarët e Kongresit: SHBA duhet të mbështesë Ballkanin Perëndimor, përballë ndikimit të Rusisë, Kinës

    31/01/20244 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizimin me popullin palestinez Maqedonia

    Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizimin me popullin palestinez

    04/10/20251 Min Read

    Në Shkup u mbajt një marsh protestues në shenjë solidariteti me popullin palestinez dhe për…

    Bastisje në Gostivar, gjendet drogë tek një shtetas turk

    Bastisje në Gostivar, gjendet drogë tek një shtetas turk

    04/10/2025
    Reduktohet transporti publik në Shkup, qytetarët ankohen për kaos

    Reduktohet transporti publik në Shkup, qytetarët ankohen për kaos

    04/10/2025

    Nikolloski: Tunelet në autostradën Kërçovë-Ohër do të hapen për qarkullim në pranverë

    04/10/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    Vepron ndryshe nga të gjithë të tjerët, ilaçi i ri cilësohet si “ndryshues i lojës” në trajtimin e presionit të lartë të gjakut

    30/08/2025
    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    Çfarë ndodh në trupin tuaj kur konsumoni shumë ushqime të kriposura

    30/08/2025
    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    Bebe Rexha feston ditëlindjen, kjo është mosha e këngëtares shqiptare me famë botërore

    30/08/2025
    Me te lexuara
    Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizimin me popullin palestinez

    Në Shkup u mbajt marsh protestues për solidarizimin me popullin palestinez

    04/10/2025
    Bastisje në Gostivar, gjendet drogë tek një shtetas turk

    Bastisje në Gostivar, gjendet drogë tek një shtetas turk

    04/10/2025
    Reduktohet transporti publik në Shkup, qytetarët ankohen për kaos

    Reduktohet transporti publik në Shkup, qytetarët ankohen për kaos

    04/10/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.