minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Ish-pjesëtari i UÇK-së arrestohet nga policia serbe, po udhëtonte me vëllanë drejt Italisë - Shqiperia.info

Avokati Xhevdet Smakiqi ka njoftuar se ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, është arrestuar nga policia serbe në Merdarë rreth orës 09:00 të mëngjesit teksa ishte duke udhëtuar me vëllanë e tij drejt Italisë.

Smakiqi tha se është autorizuar nga familja Dakaj që të mbrojë të drejtat ligjore të familjarit të tyre. Ai shtoi se familjarët janë të frikësuar pasi ish-ushtari i UÇK-së është dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli “dhe mund t’i nënshtrohet torturave fizike e psikike apo edhe më keq”.

“Unë menjëherë do të ndërmarr veprime duke ushtruar kërkesë pranë MPJD-së që të interesohet për fatin e shtetasit të Kosovës, Hasan Dakaj, i arrestuar sot në mëngjes në Merdarë nga polica serbe vetëm sepse ka qenë ish-pjesëtar i UÇK-së”.

“Si avokat i familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-së që përmes kanaleve diplomatike të kërkojë lirimin e Hasan Dakajt dhe t’i lejohet lëvizja e lirë sikurse çdo shtetasi të Kosovës, pa diskriminimin”, shkroi Smakiqi.

Ai i bëri thirrje Serbisë që ta ndalë persekutimin e shtetasve të Kosovës, duke thënë se Serbia po e shkel lirinë fundamentale të lëvizjes së lirë, me fokus të ish-pjesëtarëve të UÇK-së./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version