Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut ku është takuar me homologun e tij Hristijan Mickoski.

Në këtë vizitë, Kurti është i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Pas takimit, dy kryeministrat  pritet të  mbajne edhe një konferencë  për mediat.

Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut  vjen në një moment tensionesh diplomatike midis dy vendeve pas incidentit  në Aeroportin e Shkupit me presidenten e Kosoves Vjosa Osmani.

Presidenca ka pretenduar se një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’i  marrë telefonin personal Osmanit, në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike. Më pas, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka dërguar notë proteste Maqedonisë së Veriut, duke i kërkuar sqarime dhe hetim të këtij rasti. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version