Një 51-vjeçar shqiptar është dhunuar nga një shtetas grek 52 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në Senanik, sipas mediave vendase.
52-vjeçari fillimisht e kërcënoi shqiptarin dhe më pas e dhunoi.
Më tej, shtetasi grek bëri rezistencë ndaj oficerëve të policisë që e arrestuan.
Njoftimi i policisë greke
Një shtetas grek 52-vjeçar u arrestua nga oficerët e policisë së Grupit Z në orët e para të mëngjesit të sotëm (29-10-2025) në një zonë të Selanikut lindor, pasi sulmoi një të huaj 51-vjeçar, ndërsa gjatë arrestimit ai rezistoi fort.
52-vjeçari akuzohet për fyerje, kërcënime, lëndime trupore, mosbindje dhe dhunë ndaj zyrtarëve dhe personave gjyqësorë./vizionplus.tv

