minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Frontex vendoset në kufirin serb, BE marrëveshje me Beogradin për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm - Shqiperia.info

Këshilli i Bashkimit Evropian ka  dhënë dritën e gjelbër për nënshkrimin e një marrëveshjeje me Serbinë, e cila do të mundësojë vendosjen e patrullave nga Frontex për kontrollin e kufijve .

Ekipet e Frontex-it do të dislokohen në Serbi. Ato do të ndihmojnë për të menaxhuar valët e emigrimit të paligjshëm dhe të luftojnë kundër krimeve kufitare”, thuhet në njoftimin e këshillit të BE-së.

BE-ja  ka pasur një marrëveshje bashkëpunimi me Beogradin për këtë çështje, por ajo mundësonte veprimet e Frontex-it vetëm në kufijtë e vendeve të BE-së me Serbinë.

Marrëveshja e re do të mundësojë vendosjen e Frontex-it brenda territorit të Serbisë. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version