minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Autorët sllavë ose shqiptarë, çfarë zbuloi policia greke pas ekzekutimit mafioz në Athinë - Shqiperia.info

Vrasësit e mafiozit grek në Athinë mund të jenë shqiptarë ose sllavë. Zyrtari i lartë policor, Girogos Kalliakmanis, ngriti dyshimet se atentatorët mund të jenë emigrantë ballkanas, të paguar për kryerjen e atentatit mafioz.

Policia deklaroi se atentatorët mund të jenë informuar nga një tjetër person mbi lëvizjes e mafiozit grek që ndodhej në vendngjarje.

Vangjelis Zabunis 44 vjeç, u ekzekutua me 80 plumba të zbrazur në drejtimin e tij dhe automjetit me të cilin po udhëtonte. Ai njihej si një ndër kriminelët më të rrezikshëm në shtetit grek dhe vrasja e tij “tronditi” botën e krimit në shtetin fqinj.

Policia mundi të gjejë vetëm një automjet që dyshohet se është përdorur në atentat. Në automjet u gjetën  2 kallashnikovë dhe të paktën 1 pistoletë, armë të përdorura gjatë sulmit.

Megjithatë, policia nuk ka ende asnjë gjurmë të atentatorëve./vizionplus.tv/

Share.
Exit mobile version