minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Aktorë të huaj kundër Kosovës”, ambasadori amerikan Hovenier: Synojnë destabilitetin përmes ndarjes etnike - Shqiperia.info

Në një konferencë për integritetin e informacionit, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka deklaruar se në Kosovë  ka aktorë të huaj keqdashës aktivë që tentojnë të minojnë demokracinë e vendit  duke  shfrytëzuar ndasitë etnike.

“E keni parë se si një bisedë e rreme mes meje dhe kryeministrit Kurti që dukej se synonte të mbillte mosbesim tek komuniteti serb i Kosovës, i cili u postua online. Për fat të mirë jo shumë njerëz e morën seriozisht dhe unë  fola që nuk isha unë, por teknologjia po  shfrytëzonte zërin tim . Dikush kishte shkruar një skenar, kishte përgatitur, kishte bërë një regjistrim për të mbjellë mosbesim dhe shqetësim tek komuniteti serb dhe e publikoi në rrjetet sociale, është indikator i problemit për të cilin po flas”, tha Hovenier.

Ai theksoi se etnitë e ndryshme në Kosovë përbëjnë forcën e saj.

“Lëvizjet e tilla tregojnë se aktoret keqdashës përpiqen të shfrytëzojnë natyrën shumetnike të Kosovës për të krijuar ndarje. Diversiteti i Kosovës është burim i forcës dhe Kosova është shtet shumë etnik, është burim i forcës dhe jo i ndasisë”, tha ambasadori.

Hovenier, i cili përfundon mandatin e tij në Kosovë në fund të dhjetorit, shtoi se SHBA mbeten të përkushtuara ndaj këtij vendi  në mbështetje të mediave të pavarura, përfshirë ato që drejtohen nga pakicat./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version