minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Zbulohet një gjurmë dore 4000-vjeçare në një varr në Egjipt - Shqiperia.info

Një gjurmë dore 4000-vjeçare ka emocionuar egjiptologët britanikë që kur u zbulua aksidentalisht në një objekt argjile në një varr të Egjiptit të Lashtë. Studiuesit në Muzeun Fitzwilliam në Universitetin e Kembrixhit bënë një zbulim të papritur teksa përgatiteshin për një ekspozitë që do të hapet në vjeshtë.

Gjurma e një dore të plotë, që i atribuohet krijuesit të objektit, u gjet në bazën e një “shtëpie shpirtërore”. Ajo është një shëmbëlltyrë prej balte në formën e një ndërtese, e vendosur në varre dhe që besohet se ofron strehim për shpirtin e të ndjerit.

Sipas ekspertëve, “aksidenti” ka të ngjarë të ketë ndodhur kur mjeshtri po e lëvizte modelin me duart e tij, ndërsa balta ishte ende e lagur, përpara se të vendosej në furrë.

Një analizë e detajuar zbuloi se objekti daton që nga viti 2055–1650 p.e.s. Mjeshtri fillimisht krijoi skeletin e ndërtesës dykatëshe nga shufra druri, të cilat më pas i mbuloi me argjilë. Gjatë pjekjes, druri u dogj, duke lënë pas vetëm guaskën prej argjile.

“Shpesh gjejmë gjurmë gishtash në llak ose në arkivole, por është e rrallë dhe emocionuese të gjesh një gjurmë të plotë dore si kjo”, – tha Helen Strudwick, krye-egjiptologia e muzeut dhe kuratore e ekspozitës.

“Kjo gjurmë i përket mjeshtrit që e preku atë para se balta të thahej. Nuk kam parë kurrë një gjurmë dore kaq të qartë në një objekt egjiptian. Mund ta imagjinoni pothuajse njeriun që e bëri atë, në momentin që e merr për ta çuar jashtë që të thahet” – tha ajo. 

Ekspozita e re e titulluar “Made in Ancient Egypt” do të hapet më 3 tetor dhe përpiqet të hedhë dritë mbi historitë e artizanëve që fshihen pas gjetjeve arkeologjike, të cilat shpesh anashkalohen në rrëfimin historik. ©CNN, LAPSI.al

Zbulohet një gjurmë dore 4000-vjeçare në një varr në Egjipt appeared first on Lapsi.al.

Share.
Exit mobile version