minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Si sot/ 35 vjet nga Revolucioni i Kadifenjtë që tronditi Çekosllovakinë - Shqiperia.info

Më 24 nëntor 1989 arritën kulmin demonstratat masive në Pragë. Ndryshimi pa dhunë i sistemeve në Çekosllovaki hyri në histori me emrin Revolucioni i Kadifenjtë.

Me përjashtim të disa ndërhyrjeve të dhunshme të policisë, ndryshimi i sistemit politik në Çeki dhe Sllovaki (asokohe Çekosllovaki) kaloi paqësisht. Partia Komuniste nuk kishte më fuqi t’i kundërvihej me forcë të gjithë shoqërisë.

Demonstratat e 17 nëntorit 1989 në Pragë shënuan fillimin e revolucionit pa dhunë. Studentët çekosllovakë u mblodhën për të përkujtuar Jan Opletal, një student i vrarë nga nazistët në vitin 1939.

Por për shkak të rënies së Murit të Berlinit një javë më parë, kjo ceremoni përkujtimore u kthye në një demonstratë masive politike. Policia ndërhyri me forcë dhe përdori shkopinj gome kundër protestuesve. Bilanci: 600 të plagosur.

Thirrja për grevë dhe bashkimi i qytetarëve

Të nesërmen, studentët bënë thirrje për një grevë pa afat. Kryeministri komunist i pjesës çeke të republikës, Frantisek Pitra, u përpoq të qetësonte situatën përmes një fjalimi televiziv: “Të nderuar qytetarë, po ju drejtohem si kryetar i qeverisë së Republikës Çeke. Para dy vjetësh ne filluam rrugën e transformimeve dhe të demokratizimit. Kuptohet që ky nuk është një proces i shpejtë. Ai lidhet me kërkime, me diskutime dhe me këmbim mendimesh.”

Protestave filluan t’u bashkohen gjithnjë e më shumë qytetarë – mes tyre edhe shkrimtari Vaclav Havel, i cili për shkak të pjesëmarrjes në lëvizjen qytetare për të drejtat e njeriut, Karta 77, kishte kaluar 5 vjet në burg.

Më 24 nëntor në Pragë u zhvillua një demonstratë masive, gjatë së cilës turma thërriste emrin e Havelit, ndërsa reformatori komunist Alexander Dubcek dhe aktivistë të tjerë të Pranverës së Pragës kërkuan dorëheqjen e të gjithë Byrosë Politike, gjë e cila ndodhi pak pas kësaj.

Motoja e Revolucionit të Kadifenjtë

“Drejtësia dhe dashuria duhet të fitojnë përballë gënjeshtrave dhe urrejtjes” – këto fjalë të Havelit u bënë motoja qendrore e revolucionit. Megjithatë, udhëheqja komuniste nuk ishte ende gati të hiqte dorë plotësisht nga pushteti.

Pas një greve të përgjithshme dhe protestave masive në mbarë vendin, më 5 dhjetor u hoq teli me gjemba në kufirin me Austrinë. Më 10 dhjetor u krijua një qeveri e unitetit kombëtar, me shumicë jo-komuniste. Dinamika e transformimeve nuk mund të ndalej më. /Marrë nga DW

Si sot/ 35 vjet nga Revolucioni i Kadifenjtë që tronditi Çekosllovakinë appeared first on Lapsi.al.

Share.
Exit mobile version