Close Menu
    What's Hot
    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

    01/02/2026
    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      28/01/2026
      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      26/01/2026
      Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

      Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

      01/02/2026
      Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

      Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

      01/02/2026
      OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

      OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

      01/02/2026
      Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Dossier»Rrëfimi i Fan Nolit: Kur Faik Konica erdhi me fustanellë në Boston
    Dossier

    Rrëfimi i Fan Nolit: Kur Faik Konica erdhi me fustanellë në Boston

    18/10/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Rrëfimi i Fan Nolit: Kur Faik Konica erdhi me fustanellë në Boston
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Rrëfimi i Fan Nolit: Kur Faik Konica erdhi me fustanellë në Boston

    Në vitin 1909, gjeniu i letrave Faik Konica, një burrë i bëshëm dhe i pashëm, vendosi të shkonte në Boston i veshur me fustanellë shqiptare. Qëllimi i tij ishte që me këtë veshje t’u binte në sy amerikanëve dhe kështu të propagandonte çështjen kombëtare shqiptare. Në Boston atë e priti Fan Stilian Noli. Më poshtë, në pika të shkurtra, mund të lexoni se si e kujtonte Noli këtë takim dhe Konicën.

    “E kam takuar Konicën për herë të parë më 1909. Ishte diçka që nuk kam për ta harruar kurrë. Më kishte shkruar nga Londra se do të vinte në Boston i veshur me kostum shqiptar. Ideja ishte që të dilte fotografia e tij në gazetë dhe të shfrytëzohej rasti për të propaganduar çështjen kombëtare shqiptare, e cila ka qenë pasioni i gjithë jetës së tij.

    Unë mbeta i shtangur. Si prift ortodoks i modës së vjetër, në atë kohë unë vetë mbaja një mjekër të gjatë të zezë, për të cilën më duhet të pranoj se nuk u pëlqente djemve të Bostonit. E merrja me mend se sa do të dëfreheshin ata djem po të më shihnin duke ecur me një burrë të veshur me fustanellën shqiptare.

    Ndonëse nuk kisha parë kurrë ndonjë fustanellë greke, një lloj fundi i balerinave. Unë isha i shkurtër e i bëshëm, Konica ishte i gjatë e i thatë, kështu që të dy do të dukeshim si Don Kishoti me Sanço Pançën të arratisur nga ndonjë cirk. Sa u habita këtë herë kur pashë se djemtë e Bostonit e harruan gjithçka lidhur me mjekrën time dhe thjesht zunë të shihnin Konicën me adhurim. Atëherë e kuptova se fustanella shqiptare nuk ishte fustanellë qesharake greke, por diçka që i ngjante kiltit të skocezëve dhe se i përshtatej shumë një burri të pashëm si Konica.

    Meqë ra fjala, lexuesi mund ta gjejë në librin e Konicës ndryshimin ndërmjet kostumit grek dhe veshjes shqiptare: është e vërtetë se grekët e kanë përshtatur nga shqiptarët, por ata u përpoqën ta stërhollojnë sa që e bënë një veshje grash me aq sa mundën. Veshja e Konicës nuk ishte e vetmja gjë që më habiti.

    Thjesht mbeta pa mend, kur ai nisi të më ‘mësonte’ për çdo gjë në botë. Ishte njeri me kulturë të lartë. Gijom Apoliner, një shkrimtar dhe mik i tij, e ka quajtur ‘enciklopedi shëtitëse’ që e fliste frëngjishten si një francez. Një shkrimtar tjetër, Zhyl lë Metrë, ka shkruar për të: ‘Ky i huaj që e shkruan kaq mirë gjuhën tonë’.

    Si studiues i pasionuar i muzikës, Konica e adhuronte shumë Vagnerin. Një nga gjërat e para që bëri ai pasi u takuam, ishte të më tregonte për Vagnerin dhe operat e tij. Me këshillën e tij e pashë përherë të parë Parisfalin, kur u dha më 1910 në Boston. Në varrimin e tij, tridhjetë vjet më vonë, duke e ditur se sa shumë e donte Vagnerin, iu luta organistit të luante muzikën e Vagnerit nga kreu deri në fund…

    …Si mysliman dhe si përkrahës i një familjeje të vjetër aristokratësh nga Shqipëria e jugut, Konica kishte të gjitha mundësitë që të fitonte poste të larta në Perandorinë Turke, ku Shqipëria bënte pjesë, që pas vdekjes së Skënderbeut. Në të vërtetë, shumë shqiptarë të tjerë gjatë shekujve ishin ngjitur në postet më të larta të Perandorisë Turke. Për shembull, kur Konica ishte i ri, Vezir i madh ose kryeministri i Perandorisë Turke ishte Ferid Pasha, një shqiptar nga Vlora.

    Por, kjo karrierë nuk e tërhiqte Konicën. Ai mendonte se misioni i tij ishte të luftonte për pavarësinë e Shqipërisë. Nga viti 1897 deri më 1912, dy nga pionierët më të shquar të pavarësisë së Shqipërisë kanë qenë Konica dhe Shahin Kolonja, botuesit e dy revistave shqiptare, që dolën jashtë: ‘Albania’ dhe ‘Drita’ përkatësisht.

    Gjatë sundimit turk, shqiptarët kishin harruar gjithçka për lavdinë e tyre të kaluar nën Skënderbeun. Konica ka qenë njeriu që e rizbuloi dhe e popullarizoi Skënderbeun e flamurin e tij, shqipen e zezë dy krenare në një fushë të kuqe. Ky flamur u bë simbol i pavarësisë kombëtare dhe më në fund u ngrit në Vlorë më 1912 nga Ismail Qemali kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur.

    Konica është quajtur si krijuesi i prozës moderne shqipe. Kur unë vendosa të bashkohesha me kryqëzatën për pavarësinë e Shqipërisë, e para gjë që më bëri përshtypje ishte mungesa e plotë e veprave letrare shqipe me vlera artistike. Por, kur vajta në Egjipt më 1903, një atdhetar shqiptar, Spiro Dineja, më dha vëllimet e revistës ‘Albania’ nga viti 1897 deri më 1903. I lexova të gjitha nga faqja e parë deri tek e fundit dhe atëherë e mësova se në shkrimet e Konicës ne e kishim atë që na duhej: letërsinë e mirë shqipe. Për më tepër, Konica zbuloi dhe popullarizoi shqiptarë të veprimtarisë letrare, si Kristofordhi, Mitkoja, Fishta dhe Zako Çajupi. Me këshillën dhe udhëzimet e tij unë përktheva disa vepra nga Shekspiri, Ibseni, Edgar Alan Poja dhe Don Kishotin e Servantesit. Të gjithë autorët shqiptarë që vijnë pas Konicës janë nxënësit e tij, duke përfshirë dhe shkruesin e këtyre radhëve”, – shkruan Noli. /Telegrafi

    Rrëfimi i Fan Nolit: Kur Faik Konica erdhi me fustanellë në Boston appeared first on Lapsi.al.

    Lexo edhe:

    1. Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos
    2. Epoka e artë e mafies amerikane/ Cilat ishin “5 Familjet”
    dossier
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    “Jeta pa dije, si lufta pa armë”/ Sot 89 vjet nga vdekja në mjerim e Shote Galicës

    01/07/20252 Mins Read
    “Jeta pa dije, si lufta pa armë”/ Sot 89 vjet nga vdekja në mjerim e Shote Galicës

    Historia/ Pse 1 Maji është dita e punëtorëve

    01/05/20252 Mins Read
    “Jeta pa dije, si lufta pa armë”/ Sot 89 vjet nga vdekja në mjerim e Shote Galicës

    A e dini se Vivaldi kompozoi një opera për Skënderbeun

    10/03/20253 Mins Read
    “Jeta pa dije, si lufta pa armë”/ Sot 89 vjet nga vdekja në mjerim e Shote Galicës

    55 vjet më parë u dërgua mesazhi i parë me internet, rrjeti pësoi “crash”

    28/10/20242 Mins Read
    “Jeta pa dije, si lufta pa armë”/ Sot 89 vjet nga vdekja në mjerim e Shote Galicës

    ADN-ja e një fije floku zbulon shkakun e vdekjes së Beethoven

    23/10/20248 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike Maqedonia

    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

    01/02/20262 Mins Read

    Shtohet numri i rasteve të fëmijëve dhe të miturve që kërkojnë ndihmë për shkak të…

    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    01/02/2026
    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    01/02/2026
    Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    Filipçe: Kjo qeveri e izoloi shtetin nga rruga evropiane, krijoi lidhje me Serbinë, Rusinë dhe Hungarinë

    01/02/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    28/01/2026
    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    28/01/2026
    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    28/01/2026
    Me te lexuara
    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

    Fëmijët përfundojnë në urgjencë shkaku i konsumimit të pijeve energjike

    01/02/2026
    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    Sela: Gjykata Kushtetuese sa më shpejtë të shqyrtojë iniciativën kundër sistemit “Safe City”

    01/02/2026
    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    OBRM-PDUKM: Ligjin që lejon kultivimin e kanabisit në Maqedoni e solli LSDM

    01/02/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.