Në Beleg të Deçanit, në pranverën e vitit 1999 forcat e shumta policore, ushtarake dhe paramilitare serbe vranë dhe masakruan 46 shqiptarë. Sot e kësaj dite shumica dërmuese e të rënëve në masakër, mbesin ende të zhdukur.

Më datë 29 dhe 30 mars 1999, Belegu u pushtua nga njësitet paramilitare serbe që vranë në prag të shtëpisë para familjarëve: Nezir e Naim Vishajn si dhe mësuesin nga Irzniqi Daut Aliçkajn, më pastaj popullatën civile i mblodhën në një shtëpi në qendër të fshatit duke i dhunuar e kërcënuar se do të vriteshin.

Në mëngjesin e 30 marsit 1999 forcat serbe, duke i rrahur e keqtrajtuar gra, fëmijë e pleq i kishin deportuar me forcë drejt Shqipërisë, ndërsa burrat e mbase disa ende pambushur të 18-at i ndalën aty për t’i pushkatuar më vonë të gjithë. Po ashtu me ditë të tëra i dhunuan dhe i mbajtën gratë e vajzat e reja të mbyllura.

Ndonëse dihen emrat e krimineleve që vranë e masakruan banorët e fshatit Beleg, ende nuk ka ndonjë veprim konkret nga autoritetet serbe apo ato ndërkombëtare për dënimin e autorëve të krimit në Masakrën e Belegut.

Kjo është njëra prej masakrave më të mëdha të kryera nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999 filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut, një ditë pasi ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Kjo masakër është njëra prej masakrave më të mëdha që është kryer nga forcat paramilitare serbe, të cilët më 1999, filluan një ofensivë të egër ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut. Kjo pasi një ditë më parë ata pësuan humbje nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Sot e kësaj ditë fati i 33 të pagjeturve të këtij fshati si dhe fshatrave të tjera të Komunës së Deçanit, mbetet ende i pazgjidhur. Edhe pse, ekipe të hetuesisë, së pari nga UNMIK, pastaj edhe EULEX, ishin marrë me rastin, duke mbledhur dëshmi të shumta, qoftë deklarata të dëshmitarëve të drejtpërdrejt të prezantuara edhe në Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, por edhe autopsinë e bërë të kufomave të krimit, deri më tash, asnjë i arrestuar.

Mehmet Mazrekaj, i mbijetuari i masakrës së Belegut, thotë se shumë pak është punuar në zbardhjen e rastit të Belegut, ku është rasti më i rëndë i ndodhur në Kosovë.

“Kam dëshmuar tri herë para Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, për krimet e bëra në Beleg, por, asnjë rezultat deri më tash”, ka treguar Mazrekaj, i cili ndërkohë ka njoftuar hollësisht për masakrën e ndodhur në Beleg, ku janë vrarë dhe zhdukur dhjetëra persona, por edhe akte tjera çnjerëzore.

Drejtësia Ndërkombëtare nuk e ka bërë zbardhjen e autorëve të kësaj vepre gjenocide në luftën e fundit në Kosovë. Edhe pse të mbijetuarit disa herë radhazi kanë dëshmuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Belegu është një fshat me histori të lashtë, shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës rreth 2 km në verilindje të Deçanit. Ashtu siç e dëshmojnë dokumentet arkivore, edhe pse jo të shumta në numër, mund të konsiderojmë se Belegu si lokalitet të populluar edhe pse me një popullsi shumë të vogël në krahasim me territorin dhe shtrirjen e tij, e hasim në Krisobulën e Deçanit që në vitin 1330. /LAPSI.al

Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit appeared first on Lapsi.al.

Share.
Exit mobile version