minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Jeta pa dije, si lufta pa armë”/ Sot 89 vjet nga vdekja në mjerim e Shote Galicës - Shqiperia.info

Këtë 1 korrik u bënë 98 vite nga vdekja e Shote Galicës, një prej heroinave më të mëdha të kombit shqiptar dhe simbol i rezistencës kundër pushtuesve të huaj në fillim të shekullit të 20-të.

Emri i vërtetë i saj ishte Qerime Radisheva. Ajo lindi në fshatin Radishevë të Drenicës dhe u martua me Azem Galicën në vitin 1915. U dallua për rolin e saj në Kryengritjen e Dukagjinit dhe Junikut (1921-1923).

Pas vdekjes së burrit të saj në vitin 1925, Shota mori drejtimin e luftës dhe luftoi së bashku me Bajram Currin në rajonet e Hasit, Prizrenit dhe Lumës.

E njohur për trimërinë dhe guximin e saj, ajo arriti të kapte një komandant serb dhe një numër ushtarësh në Çikatovë, duke dëshmuar aftësitë e saj të jashtëzakonshme luftarake.

Në korrik të vitit 1927, Shote Galica u tërhoq në Shqipëri dhe kaloi muajt e fundit të jetës në Fushë Krujë, ku ndërroi jetë në moshën vetëm 31-vjeçare.

Shote Galica ishte një legjendë në kohën e saj, duke luftuar heroikisht për 12 vjet rresht kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë dhe bullgarë, pa u ndalur nga terrori, ligjet e ashpra fetare apo kanuni. Ajo mbahet mend për thënien e saj të njohur: “Jeta pa dije është si një luftë pa armë.”

Ajo e mbylli jetën në kushte shumë të rënda dhe në harresë totale, duke u përballur me sëmundje, varfëri dhe braktisje. Në një letër prekëse dërguar Ahmet Zogut, Shote Galica shkruante: ”Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës.

Kam edhe katër fëmijë jetimë me vedi, janë fëmijët e luftarëve të vramë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrëngueme t’ju vnoj në dijeni se jam tuj vdekë unit bashkë me fëmijët jetim”.

Megjithatë, ndihma nuk i erdhi kurrë heroinës shqiptare. Në kushtet më të vështira ekonomike, Shote Galica u detyrua të shesë edhe kalin e saj – një dhuratë e çmuar nga burri i saj Azemi, i cili shërbente si simbol dhe ndihmë për të siguruar jetesën e fëmijëve jetimë.

Kjo histori e dhimbshme rikthen në vëmendje sakrificat e jashtëzakonshme të Shote Galicës, e cila luftoi heroikisht për lirinë e Kosovës, por u braktis në nevojë nga ata që duhet ta mbështesnin. /LAPSI.al

“Jeta pa dije, si lufta pa armë”/ Sot 89 vjet nga vdekja në mjerim e Shote Galicës appeared first on Lapsi.al.

Share.
Exit mobile version