Më 5 prill 1994, bota e muzikës u trondit nga lajmi i vdekjes së Kurt Cobain, këngëtarit dhe liderit të legjendarit grupi Nirvana.
Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Seattle, në një ngjarje që autoritetet e klasifikuan si vetëvrasje.
Në moshën 27-vjeçare, Cobain iu bashkua kështu të ashtuquajturit “Klubi i 27-ave”, duke u bërë pjesë e një liste tragjike artistësh të rinj që humbën jetën në kulmin e karrierës.
Cobain ishte zëri i një brezi të tërë. Muzika e tij, e mbushur me emocione të forta, dhimbje dhe revoltë, reflektonte pasionin dhe pasiguritë e rinisë së viteve ’90. Albumi “Nevermind”, dhe veçanërisht hiti global “Smells Like Teen Spirit”, e ktheu Nirvana-n në një fenomen ndërkombëtar dhe e vendosi Cobain në qendër të skenës muzikore botërore.
Fama e madhe gjithmon ka kosto. Presioni mediatik, betejat personale me shëndetin mendor dhe varësinë nga substancat, e shoqëruan artistin deri në fundin e tij tragjik. Shumë nga ata që e njihnin e përshkruanin si një person të ndjeshëm dhe të talentuar, por të përfshirë në një luftë të brendshme të vazhdueshme.
Vdekja e Kurt Cobain mbetet një nga momentet më të dhimbshme në historinë e muzikës moderne. Megjithatë, muzika e tij jeton përmes albumëve dhe teksteve që vazhdojnë të frymëzojnë breza të rinj artistësh dhe adhuruesish të rock-ut. Me zërin e tij Cobain la një trashëgimi që nuk do të harrohet kurrë. /Mapo.al
Fundi i një legjende/ Ç’ndodhi me Kurt Cobain, liderin e “Nirvana” më 5 prill 1994 appeared first on Lapsi.al.

