Një kockë këmbe elefanti e gjetur nga arkeologët që po gërmonin në Spanjën jugore mund të jetë provë se një trupë elefantësh lufte kishte shkelur nëpër Evropën e lashtë. Kjo do të ishte prova e parë konkrete e trupës së elefantëve të betejës së gjeneralit legjendar kartagjenas Hannibal, sipas akademikëve.

Vizatimet e luftës së Hannibalit kundër romakëve kishin sugjeruar prej kohësh se këto kafshë të mëdha përdoreshin në luftime, por deri tani asnjë provë e fortë nuk i mbështeste teoritë.

Mbetjet skeletore të këtyre krijesave janë gjetur në një gërmim të Epokës së Hekurit pranë Kordobës.

“Përtej fildishit, zbulimi i mbetjeve të elefantëve në kontekstet arkeologjike evropiane është jashtëzakonisht i rrallë”, – thotë ekipi i shkencëtarëve në një punim të botuar në “Journal of Archaeological Science”.

Hannibali

Shpesh i konsideruar si një nga komandantët më të suksesshëm të kohërave klasike, Hannibali udhëhoqi ushtrinë e tij nga qyteti i fuqishëm perandorak Kartagjena, në Tunizinë e sotme, në Evropë teksa luftonte për të kontrolluar Mesdheun.

Mendohet se ai mori ushtarë dhe kafshë nga Kartagjena përmes Spanjës dhe Francës për të pushtuar Italinë, duke kaluar Alpet me 37 elefantë në vitin 218 p.e.s. gjatë Luftës së dytë të të ashtuquajturave “Luftëra Punike”.

Eshtrat e gjetura në Spanjë supozohet se janë nga një kafshë që ngordhi para se të arrinte në Alpe. Arkeologët, të udhëhequr nga Profesor Rafael M. Martínez Sánchez, gjetën kockën e elefantit nën një mur të shembur në një vend të quajtur Colina de los Quemados.

Ata përdorën teknikën e datimit me karbon për të vlerësuar moshën e kockës që ka një formë kubi prej 10 cm. Rezultati i bëri ata të besonin se është nga Lufta e Dytë Punike. Ata gjithashtu krahasuan kockën e elefantëve modernë dhe mamuthëve të stepës për të përcaktuar se nga cila kafshë vinte.

Ekipi gjeti artileri, monedha dhe qeramikë gjatë gërmimeve të vitit 2020, duke marrë më shumë të dhëna se vendi i përkiste një beteje. “Si specie jo-vendase, kafshët më të mëdha tokësore të gjalla, këto kafshë të importuara do të kishin pasur nevojë për transportim me anije”, thanë akademikët.

Ata thonë se është shumë e pamundur që kafshët e ngordhura të jenë transportuar, dhe kockat nuk janë tërheqëse, duke sugjeruar se ato nuk ishin dekorative ose të përdorura në artizanat. Por shkencëtarët thonë se do të jetë shumë sfiduese të përcaktohet se për cilën specie elefanti bëhej fjalë.

“Nëse [kocka] nuk do të përfaqësonte një nga ekzemplarët mitikë që Hanibali kaloi nëpër Alpe, ajo potencialisht mund të mishërojë reliktin e parë të njohur, aq të kërkuar nga studiuesit evropianë të Epokës Moderne, të kafshëve të përdorura në luftërat romake punike për kontrollin e Mesdheut”, – deklarojnë shkencëtarët në studimin e tyre. ©Përgatiti LAPSI.al

E RRALLE/ Gjendet në Spanjë kocka e një elefanti lufte të betejave të Hanibalit appeared first on Lapsi.al.

Share.
Exit mobile version