Close Menu
    What's Hot
    Policia sekuestron kokainë dhe armë në Çegran të Gostivarit

    Policia sekuestron kokainë dhe armë në Çegran të Gostivarit

    01/02/2026
    VLEN: “Safe City”, investim për ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion

    VLEN: “Safe City”, investim për ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion

    01/02/2026
    Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugët Shipkovicë–Kodra e Diellit dhe Mavrovë–Dibër

    Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugët Shipkovicë–Kodra e Diellit dhe Mavrovë–Dibër

    01/02/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      Begaj pret përfaqësuesit e Trupit Diplomatik, Presidenti: Shqipëria, shtëpia juaj

      28/01/2026
      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      Reshje intensive dhe shtrëngata në disa qarqe, Mbrojtja Civile kërkon rritje të gatishmërisë

      28/01/2026
      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      Shqipëria dhe Bullgaria, tregje të reja pune për punëtorët migrantë nga Indonezia

      28/01/2026
      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      Aksident i rëndë në Vaun e Dejës, makina përfundon në ujë, shpëtojnë mrekullisht dy persona

      28/01/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      Shkon në pesë numri i vikitmave nga zjarri në fabrikën greke, një trup ende nën rrënoja

      26/01/2026
      Policia sekuestron kokainë dhe armë në Çegran të Gostivarit

      Policia sekuestron kokainë dhe armë në Çegran të Gostivarit

      01/02/2026
      VLEN: “Safe City”, investim për ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion

      VLEN: “Safe City”, investim për ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion

      01/02/2026
      Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugët Shipkovicë–Kodra e Diellit dhe Mavrovë–Dibër

      Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugët Shipkovicë–Kodra e Diellit dhe Mavrovë–Dibër

      01/02/2026
      LAMM: Rrugët janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

      28/01/2026
      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

      28/01/2026
      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

      28/01/2026
      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      Bëni mirë mos t’i ndaloni; Çfarë ndikimi pozitiv kanë lotët për organizmin

      28/01/2026
      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      Shfrytëzoni ditët e fundit të janarit! Javë me fat për 3 shenja horoskopi, mundësi të jashtëzakonshme

      28/01/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Dossier»ADN-ja e një fije floku zbulon shkakun e vdekjes së Beethoven
    Dossier

    ADN-ja e një fije floku zbulon shkakun e vdekjes së Beethoven

    23/10/20248 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    ADN-ja e një fije floku zbulon shkakun e vdekjes së Beethoven
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    ADN-ja e një fije floku zbulon shkakun e vdekjes së Beethoven

    Nivelet e larta të plumbit të zbuluara në flokët e Ludwig van Beethoven sugjerojnë se kompozitori mund të ishte helmuar pikërisht nga ky element, i cili mund të ketë kontribuar edhe në sëmundjet që ai duroi gjatë jetës së tij, duke përfshirë shurdhimin. Përveç humbjes së dëgjimit, kompozitori i famshëm klasik pati ankesa të përsëritura gastrointestinale gjatë gjithë jetës së tij pasi përjetoi dy sulme të verdhëzës dhe u përball me sëmundje të rënda të mëlçisë.

    Besohet se Beethoven vdiq nga sëmundja e mëlçisë dhe veshkave në moshën 56-vjeçare. Por procesi i të kuptuarit se çfarë i shkaktoi problemet e tij të shumta shëndetësore ka qenë një enigmë shumë më e ndërlikuar, një gjë që edhe vetë Beethoven shpresoi deri në fund se mjekët do ta zgjidhnin.

    Kompozitori shprehu dëshirën që sëmundjet e tij të studiohen dhe të ndahen me njerëzit në mënyrë që “sa të jetë e mundur të paktën bota do të pajtohet me mua pas vdekjes sime”. Një ekip ndërkombëtar studiuesish u nisën gati një dekadë më parë për të përmbushur pjesërisht dëshirën e Beethoven-it duke studiuar flokët e tij. Duke përdorur analizën e ADN-së, ekipi përcaktoi se cilat prej tyre i përkisnin vërtet kompozitorit dhe cilat ishin të rreme.

    Gjetjet e publikuara në një raport të marsit 2023, zbuluan se Beethoven kishte faktorë të rëndësishëm rreziku gjenetik për sëmundjen e mëlçisë dhe një infeksion të hepatitit B përpara vdekjes së tij. Por rezultatet nuk dhanë ndonjë njohuri mbi shkaqet themelore të shurdhimit të tij, i cili filloi që në të 20-at e tij, ose për problemet e tij gastrointestinale. Gjenomi i Beethoven u bë i disponueshëm publikisht, duke ftuar studiues në mbarë botën për të hetuar pikëpyetjet e vazhdueshme rreth shëndetit të Beethoven.

    Përveç përqendrimeve të larta të plumbit, gjetjet e fundit treguan arsenik dhe merkur në flokët e kompozitorit gati 200 vjet pas vdekjes së tij. Lajmi u botua të hënën në revistën Clinical Chemistry. Këto të dhëna mund të ofrojnë një dritare të re jo vetëm për të kuptuar sëmundjet kronike shëndetësore të Beethoven, por nuancat e ndërlikuara të jetës së tij si kompozitor.

    Christian Reiter, tani zëvendësdrejtor në pension i Qendrës së Mjekësisë Ligjore në Universitetin Mjekësor të Vjenës, kishte studiuar më parë një mostër flokësh që i atribuohej Beethoven. Ai shkroi dhe publikoi një punim në vitin 2007 pasi përcaktoi se kishte nivele të larta të plumbit në flokë dhe sugjeroi se ai mund të ketë kontribuar në shurdhimin e kompozitorit dhe potencialisht vdekjen e tij.

    Studimi i tij u rrëzua në vitin 2023 kur u zbulua se flokët që ai analizoi nuk i përkisnin Beethoven-it, por një gruaje. Në atë kohë studiuesit nuk i testuan mostrat e vërtetuara të flokëve të Beethoven nëse kishin përmbajtje plumbi.

    Kështu mbeti pyetja: A pësoi Bethoven helmim nga plumbi? Një ekip i veçantë kërkimor përdori dy metoda të ndryshme për të kërkuar prova të plumbit në dy tufëza të vërtetuara të flokëve të Beethoven. Ishte shumë e zakonshme gjatë jetës së Beethoven-it që njerëzit të mblidhnin dhe të mbanin tufa flokësh nga njerëzit e dashur ose të famshëm. Hulumtimi më i ri zbuloi nivele tepër të larta të plumbit në të dy mostrat. Njëra e kishte 64 herë më të lartë se niveli i pritshëm dhe tjetra në 95 herë më të lartë.

    “Këto nivele konsiderohen si helmim nga plumbi” – tha autori kryesor i studimit Nader Rifai, profesor i patologjisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe drejtor i kimisë klinike në Spitalin e Fëmijëve në Boston. “Nëse hyni në ndonjë dhomë urgjence në Shtetet e Bashkuara me këto nivele, do të shtroheni menjëherë dhe do t’i nënshtroheni terapisë chelation” –tha ai.

    Nivelet e larta të plumbit si ato të zbuluara në flokët e Beethoven “zakonisht lidhen me sëmundje gastrointestinale dhe renale dhe ulje të dëgjimit, por nuk konsiderohen mjaft të larta për të qenë shkaku i vetëm i vdekjes”, shkruajnë autorët e studimit. Për shkak se studiuesit nuk kanë mostra flokësh më të hershme në jetën e Beethoven, është e pamundur të kuptohet kur filloi helmimi me plumb, tha Meredith.

    Autorët e studimit nuk besojnë se helmimi nga plumbi ishte i vetmi përgjegjës për vdekjen ose shurdhimin e Beethoven. Por ai përjetoi simptoma të helmimit nga plumbi gjatë gjithë jetës së tij, duke përfshirë humbjen e dëgjimit, ngërçet e muskujve dhe anomalitë renale, tha Rifai.

    Të dy mostrat e flokëve gjithashtu përmbanin nivele të larta të arsenikut dhe merkurit, rreth 13 deri në 14 herë më shumë se sasia e pritshme, sipas studimit.

    Bashkëautori i studimit Paul Jannetto, profesor i asociuar në departamentin e mjekësisë laboratorike dhe patologjisë dhe drejtor laboratori në Mayo Clinic, kreu analizën e mostrave dhe tha se kurrë nuk kishte parë nivele kaq të larta të plumbit.

    Por Rifai tha se pa nivele të krahasueshme plumbi edhe kur kreu kërkime në dy fshatra në Ekuador, ku tregtia kryesore është lustrimi i pllakave me plumb nga bateritë. Fshatarët atje përjetuan vonesa mendore, humbje dëgjimi dhe anomali hematologjike, të cilat janë të zakonshme në helmimin nga plumbi, tha ai.

    Nuk dihet sasia mesatare e plumbit në trupat e njerëzve si Beethoven që jetonin në Vjenë gjatë shekullit të 19-të, tha Rifai. Ai tha se shpreson të ketë akses në flokët e vjetra që njerëzit kanë nga familjet e tyre për të përcaktuar nivelin bazë të popullsisë në atë kohë pasi nuk ka dokumentacion.

    Por si përfundoi Beethoven me kaq shumë plumb, arsenik dhe merkur, në trupin e tij? Substancat ka të ngjarë të jenë grumbulluar gjatë dekadave të jetës së kompozitorit përmes ushqimit dhe pijeve, tha Rifai.

    Bethoven dihej se pëlqente verën, ndonjëherë pinte një shishe në ditë. Një praktikë e zakonshme që daton të paktën 2,000 vjet më parë, krijimi i verës së plumbit që përfshin shtimin e acetatit të plumbit si një ëmbëlsues dhe ruajtës, tha Rifai. Në atë kohë, plumbi u përdor gjithashtu në prodhimin e qelqit për t’i dhënë qelqit një pamje më të qartë dhe tërheqëse.

    Bethoven gjithashtu pëlqente të hante peshk dhe në atë kohë, lumi Danubi ishte një burim i madh industrie, që do të thotë se mbeturinat përfundonin në të njëjtin lumë që ishte një burim peshku i kapur për konsum dhe se peshku me gjasë përmbante arsenik dhe merkur, tha Rifai

    Raporti vlerëson për herë të parë se nivelet e plumbit tregojnë për një tjetër shkak të mundshëm për sëmundjen e veshkave të Beethoven në muajt para vdekjes së tij dhe bllokimin e mëlçisë që ai përjetoi në fund të jetës së tij, tha Meredith.

    Helmimi nga plumbi duket të jetë faktori i katërt që kontribuoi në bllokimin e mëlçisë së tij, përveç gjeneve që e predispozuan Beethoven-in ndaj sëmundjes së mëlçisë, infeksionit nga hepatiti B dhe prirjes së tij për të pirë alkool, tha Meredith.

    Kompozitori u shkroi një letër vëllezërve të tij në 1802 duke kërkuar që mjeku i tij, Johann Adam Schmidt, të përcaktojë dhe të ndajë natyrën e “sëmundjes” së tij pasi Beethoven të kishte vdekur. Letra njihet si Testamenti i Heiligenstadt. Por dokumentet e mbajtura nga mjeku i preferuar i Beethoven, i cili vdiq 18 vjet para pacientit të tij, kanë humbur.

    Në letrën e vitit 1802 drejtuar vëllezërve të tij, Beethoven pranoi se sa i pashpresë ndihej si një kompozitor që po luftonte me humbjen e dëgjimit, por puna e bëri që të mos bënte një jetë të dëshpëruar. Ai tha se nuk donte të largohej “përpara se të kisha prodhuar të gjitha veprat që ndjente dëshirën për t’i kompozuar”.

    “Njerëzit thonë, “muzika është muzikë”. Pse duhet të dimë për ndonjë nga këto gjëra?’ Por në jetën e Beethoven, ka një lidhje midis vuajtjes së tij dhe muzikës,” tha Meredith.
    7 maji shënoi 200 vjetorin e shfaqjes së parë të Simfonisë së Nëntë të famshme të Beethoven-it, e cila konsiderohet kryesisht si vepra e tij më e madhe dhe simfonia e tij e fundit. Plotësisht i shurdhër në atë kohë, Beethoven ishte në skenë si një nga dirigjentët, por orkestra u udhëzua të ndiqte drejtimin e mikut të Beethoven, i cili ishte gjithashtu në skenë. Koncerti shënoi një nga momentet më triumfuese në jetën e Beethoven-it dhe këngëtaret e kthyen atë për t’u përballur me turmën teksa duartrokisnin dhe tundnin shamitë e tyre drejt muzikantit të dashur, tha Meredith.

    Tre ditë më vonë, Bethoven u mblodh me tre nga miqtë e tij që e ndihmuan të organizonte koncertin. Ajo që fillimisht dukej si një darkë për të shpërblyer miqtë e tij, në fakt përfundoi me Bethovenin duke bërtitur dhe duke i akuzuar ata se e kishin mashtruar për të fituar para.

    Shpërthimi ishte ironik, duke pasur parasysh se Bethoven ishte frymëzuar teksa punonte në Simfoninë e Nëntë pjesërisht nga poema e Friedrich Schiller “Ode to Joy” dhe temat përmbyllëse të simfonisë përfshijnë të jetuarit në paqe dhe harmoni me njëri-tjetrin, tha Meredith. Por mbi një skicë që Beethoven bëri për Simfoninë e Nëntë, ai përfshiu fjalën franceze “dëshpërim”.

    “Kur shikon mbrapa jetën e tij, është një jetë plot dëshpërim. Ai shkoi i shurdhër. Ai kurrë nuk gjeti një grua që të mund të qetësohej për ta dashuruar. Ai kishte probleme të tmerrshme me barkun që kur ishte fëmijë. Ai e kishte vërtet të vështirë të mbante marrëdhënie me njerëzit” – tha Meredith. “Nëse e kuptoni se sa dhimbje kishte dhe paranojën që përjetoi nga shurdhimi, kjo e bën të gjithë historinë e Simfonisë së Nëntë shumë më komplekse.” ©CNN, përshtati në shqip LAPSI.al

    ADN-ja e një fije floku zbulon shkakun e vdekjes së Beethoven appeared first on Lapsi.al.

    Lexo edhe:

    1. Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos
    2. Epoka e artë e mafies amerikane/ Cilat ishin “5 Familjet”
    dossier
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    24 vjet më parë/ Të gjitha teoritë konspirative rreth 11 shtatorit

    24 vjet më parë/ Të gjitha teoritë konspirative rreth 11 shtatorit

    11/09/20255 Mins Read
    ADN-ja e një fije floku zbulon shkakun e vdekjes së Beethoven

    “Jeta pa dije, si lufta pa armë”/ Sot 89 vjet nga vdekja në mjerim e Shote Galicës

    01/07/20252 Mins Read
    ADN-ja e një fije floku zbulon shkakun e vdekjes së Beethoven

    Historia/ Pse 1 Maji është dita e punëtorëve

    01/05/20252 Mins Read
    ADN-ja e një fije floku zbulon shkakun e vdekjes së Beethoven

    A e dini se Vivaldi kompozoi një opera për Skënderbeun

    10/03/20253 Mins Read
    ADN-ja e një fije floku zbulon shkakun e vdekjes së Beethoven

    55 vjet më parë u dërgua mesazhi i parë me internet, rrjeti pësoi “crash”

    28/10/20242 Mins Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Policia sekuestron kokainë dhe armë në Çegran të Gostivarit Maqedonia

    Policia sekuestron kokainë dhe armë në Çegran të Gostivarit

    01/02/20262 Mins Read

    Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme, policia e Gostivarit arrestoi…

    VLEN: “Safe City”, investim për ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion

    VLEN: “Safe City”, investim për ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion

    01/02/2026
    Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugët Shipkovicë–Kodra e Diellit dhe Mavrovë–Dibër

    Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugët Shipkovicë–Kodra e Diellit dhe Mavrovë–Dibër

    01/02/2026
    LAMM: Rrugët janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik

    LAMM: Rrugët janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik

    01/02/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    Ditët më me fat për martesë në vitin 2026 dhe ato që duhen shmangur! Ja cilat janë datat perfekte

    28/01/2026
    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    Tre shenjat më fatlume deri në fund të muajit

    28/01/2026
    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    Pse janari na duket muaji më i gjatë i vitit dhe çfarë të bëjmë për të ruajtur motivimin

    28/01/2026
    Me te lexuara
    Policia sekuestron kokainë dhe armë në Çegran të Gostivarit

    Policia sekuestron kokainë dhe armë në Çegran të Gostivarit

    01/02/2026
    VLEN: “Safe City”, investim për ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion

    VLEN: “Safe City”, investim për ndërtimin e një kulture më të përgjegjshme në komunikacion

    01/02/2026
    Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugët Shipkovicë–Kodra e Diellit dhe Mavrovë–Dibër

    Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugët Shipkovicë–Kodra e Diellit dhe Mavrovë–Dibër

    01/02/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.