Close Menu
    What's Hot
    Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë

    Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë

    13/04/2026
    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit

    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit

    13/04/2026
    Magyar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve

    Magyar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve

    13/04/2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      “Na duhet një madat më i fortë për të hyrë në BE”, Rama: Zgjedhjet e ardhshme janë më shumë politike, sesa vendore

      09/04/2026
      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      Ishte ndërtuar nga banorët si depo uji, IKMT nga Tirana në Vlorë për të shembur objektin

      09/04/2026
      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      Rritja progresive e pagave për Policinë e Shtetit, Lamallari takim me studentë dhe kursantë të Akademisë së Sigurisë: Gjenerata juaj hyn në një sistem që po ndryshon

      09/04/2026
      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      Autostrada Tiranë-Durrës drejt përfundimit, Karakaçi inspekton punimet

      09/04/2026
      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      Vuçiç: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve të hapura me Kosovën

      09/04/2026
      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      Trupat e 7 tifozëve të PAOK-ut që humbën në aksidentin e Rumanisë do të riatdhesohen nesër në Selanik, mes tyre i riu shqiptar

      28/01/2026
      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      Aksident tragjik në Rumani, humbin jetën 7 tifozë grekë të PAOK (PAMJE TË RËNDA)

      27/01/2026
      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      Vuçiç: Gjenocidi është term juridiko-politik

      27/01/2026
      Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë

      Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë

      13/04/2026
      Magyar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve

      Magyar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve

      13/04/2026
      DPHM: Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditëve të para të javës

      DPHM: Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditëve të para të javës

      13/04/2026
      LSDM: Mirëpresim deklaratat e Magyar, koha është për drejtësi për Gruevskin

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

      09/04/2026
      Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

      Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

      09/04/2026
      Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

      Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

      09/04/2026
      “Do arrini të rrisni të ardhurat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      “Do arrini të rrisni të ardhurat”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

      09/04/2026
      3 shenjat e zodiakut që i pret një kthesë e mirë në jetën e tyre

      3 shenjat e zodiakut që i pret një kthesë e mirë në jetën e tyre

      08/04/2026
    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Dossier»1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit
    Dossier

    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit

    13/04/20267 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit

    Nga Agron Islami/ Si rrjedhojë e Luftës Ruso-Osmane 1877-1878 dhe vendimeve të Kongresit të Berlinit, Vilajeti i Kosovës humbi një pjesë të territoreve verilindore, respektivisht Sanxhakun e Nishit me kazatë e Prokupjes, Kurshumlisë, Leskocit dhe Nishit me një popullsi të përgjithshme prej 165 000 banorësh, nga të cilët, sipas të dhënave zyrtare osmane të vitit 1877, rreth 70 000 banorë – apo 41.01 përqind – ishin shqiptarë të besimit islam (po ashtu edhe Sanxhaku i Pirotit i cili kishte rreth 12 000 banorë shqiptarë myslimanë, iu aneksua Serbisë). Njëherësh, në kuadër të këtyre marrëveshjeve, Vilajetit të Kosovës iu aneksua edhe sanxhaku i Vranjës i cili kishte rreth 25 000 banorë shqiptarë.

    Humbjet e njëpasnjëshme të ushtrisë osmane në shekullin XIX, u përcollën me tkurrjen territoriale më të madhe të perandorisë, e cila kishte sunduar plot 500 vjet me Ballkanin e sotëm (Rumelinë). Ajo tanimë nuk kishte forcë t’i mbronte territoret e veta, e as të kundërshtonte vendimet që merreshin në tavolinat diplomatike. Pasojat e këtij realiteti të Perandorisë shkuan në drejtim të myslimanëve shqiptarë, boshnjakë dhe turq, të cilët për herë të parë po përballeshin me presionin e lëshimit të trojeve të veta dhe tanimë sulltani nuk kishte fuqi që t’i mbronte – as nënshtetasit e tij, e lëre më trojet e tyre. Karshi kësaj gjendjeje, sulltan Abdylhamiti i Dytë themeloi komisionin e veçantë (idare-i Umumiyye-i Muhacirin Komisyonu), i cili me ekipet e tij – të cilat ishin aktive në çdo qytet të Vilajetit të Kosovës – kishin përgjegjësinë për pritjen dhe sistemimin e të shpërngulurve nëpër pikat e përcaktuara më herët. Njëherësh, komisionet në fjalë përgatisnin edhe dokumentacionin e nevojshëm për muhaxhirët që do të udhëtonin drejtë kryeqendrës osmane.

    Referuar të dhënave zyrtare osmane, njëri ndër studiuesit më të njohur mbi temën e muhaxhirëve, Nedim Ipek, ka konstatuar se numri i përgjithshëm i të dëbuarve me dhunë nga zonat e Rumelisë është rreth një milion, ku mbi gjysmë milion kishin vdekur gjatë rrugës si pasojë e masakrave, dhunës, acarit dhe kushteve epidemike me të cilat ishin përballur.

    Vilajeti i Kosovës ishte zona më e afërt e sigurt për të ikurit nga dhuna serbe më 1878 dhe kështu Shkupi kishte marrë epitetin e kryeqendrës mikpritëse të muhaxhirëve nga Sanxhaku i Nishit dhe zonave përreth. Sipas të dhënave zyrtare osmane, nënkuptohet se vala e muhaxhirëve ishte nga rrethet e Nishit, Vranjës, Prokupjes, Kurshumlisë, Leskocit, si dhe nga hapësirat e Bullgarisë së sotme, respektivisht nga Sofja, Qystendili, Dubnica, Orehova etj. Më pas, nga Shkupi shpërndaheshin në qytete të ndryshme të Kosovës, derisa ata që shkonin drejtë qendrës osmane drejtoheshin për në Selanik dhe nga aty për në Stamboll dhe gjetiu. Në të njëjtën kohë, një valë tjetër e muhaxhirëve myslimanë vinte nga Bosnja në Mitrovicën e sotme. Këta kishin ikur nga okupimi austro-hungarez.

    Nga deklaratat e muhaxhirëve për anëtarët e komisionit për pritjen e mysafirëve, siç thuhet në këto shkresa, shohim se ata kishin ndërruar më shumë se një vend. P. sh. në regjistrimin e datës 26 dhjetorë 1882, Haliti nga Yrgypi (Prokupje), të cilit i ishte konfiskuar e gjithë pasuria dhe i ishte djegur shtëpia, bashkë me gjithë bashkëvendësit fillimisht ishin vendosur në Nish, por me rënien e Nishit në duar të serbëve ata kishin ikur drejt Shkupit.

    Në raportin e datës 1 shtator të vitit 1881, ndër të tjera thuhet: “Sot kemi bërë regjistrimin e muhaxhirëve të cilët kanë shpëtuar nga robëria (taht-i esaretden). Këta mysafirë nga Nishi dhe Shehirkoji (Piroti), të cilët kanë ardhur në Shkup, janë regjistruar me emër dhe mbiemër. Njëherësh, stafi i komisionit ka informuar qendrën për numrin e mysafirëve të cilët do të udhëtojnë drejt Selanikut me tren dhe për këta është përgatitur dokumentacioni i nevojshëm për udhëtim”.

    Administrata osmane e dinte fare mire se trevat e humbura më nuk do të riktheheshin nën sundimin e tyre dhe mbi këtë argument mijëra familje të muhaxhirëve që kishin arritur në Shkup, u sistemuan nëpër fshatra dhe qytete të ndryshme të Vilajetit të Kosovës. Njëherësh, me lejen dhe me ndihmën e administratës qendrore u ndërtuan shtëpi për ata që u shpërngulën me dhunë. Sipas telegramit të datës 26 gusht 1879, administrata e Vilajetit të Kosovës, në kërkesën me nr. rendor 146, kërkonte nga qendra (Porta e Lartë) në Stamboll që të ndante 100 000 kurushë për shtëpitë që do të ndërtoheshin në lagjen e dedikuar muhaxhirëve (lagja e muhaxhirëve) në Prishtinë, ku do të akomodoheshin mysafirët. Shtëpi të reja për muhaxhirët ishin ndërtuar edhe në lagjen Jenitepe të Shkupit.

    Ndërsa, muhaxhirët me gjendje të mirë financiare ndërtimin e shtëpive e kishin bërë vetë. Ky argument dëftohet në regjistrimin e 20 shtatorit 1880 të 529 muhaxhirëve të ardhur nga Nishi, Yrgypi, Berkofca e Leskoci, ku ndër të tjera thuhej se prej 529 të ardhurve, 354 prej tyre ishin vendosur në 100 shtëpi, ndërsa janë në mungesë edhe 41 shtëpi për akomodimin e 175 banorëve të cilët ishin në statusin e mysafirit. Megjithatë, me përjashtim të 5-6 familjeve që nuk kishin mundësi të ndërtonin shtëpi, rreth 40 familje kishin kërkuar leje për ndërtimin e shtëpive me vetëfinancim.

    Nëse bëjmë një analizë të regjistrimeve osmane të hartuara nga komisioni i muhaxhirëve në Shkup, shohim se një pjesë e mirë e kryefamiljarëve ishin fëmijë të moshës së vogël dhe gra. Po ashtu, brenda një shtëpie muhaxhirësh ishin regjistruar edhe pjesëtarë të familjes së gjerë, sikur daja, halla, tezja, apo edhe fqinj dhe bashkëvendës të cilët kishin mbetur pa askënd. P. sh. kryefamiljar i shtëpisë me nr. 9, vendosur në Kaçanikun e Vjetër, ishte Mihanja nga Vranja, e identifikuar si nëna e Ramadanit, të birit të Hajdarit, dhe bashkë me të ishin regjistruar: motra Fatimja – 25 vjeçe, vëllai Rexhepi – 23 vjeç (me probleme shëndetësore) dhe motra tjetër Nexhibeja – 11 vjeçe. Apo shtëpia me nr. 14 për kryefamiljar kishte 15-vjeçarin Rexhep, të birin e Bejazitit nga fshati Bajr i Leskocit, dhe bashkë me të ishin regjistruar nëna Hanifeja – 40 vjeçe, vëllau Mehmeti – 12 vjeç dhe motra Zeliha – 11 vjeçe.

    Shembujt e shumtë të tillë na sjellin te përfundimi se pushteti sllav kishte asgjësuar qëllimshëm burrat, metodë të cilën e aplikuan edhe në Luftën e Parë Botërore. Janë të mjaftueshme shkrimet e gazetarit rus Trocki, për të krijuar pamjen e dhunës dhe terrorit që kreu mbretëria serbe e kohës. Trocki rrëfeu se, derisa mbreti serb ishte rrugës për Kumanovë, hasi në një grup shqiptarësh të zënë rob nga ushtria serbe. Mbreti u ngrit në këmbë nga qerrja dhe me ton të lartë iu drejtua ushtarëve:

    Çfarë dobie kanë këta njerëz për mua? Duhet të vriten – jo me pushkatim, sepse kjo është humbje e municioneve, por me hunj.

    Në shkrimin tjetër të botuar në gazetën Kievskaa Mysl të datës 23 dhjetor 1912, Trocki i dha hapësirë rrëfimit të një gazetari serb, i cili ndër të tjera ka thënë:

    Tre ushtarë kaluan aty pranë. Dëgjova bisedën e tyre. ‘Kam vrarë plot shqiptarë’, tha njëri, ‘por nuk kam gjetur as edhe një qindarkë tek asnjëri prej tyre. Por, kur vrava një bulë (një fshatare e re turke), gjeta dhjetë lira floriri në të’.

    Në vazhdim të rrëfimit, për ngjarjet në Ferizaj, citohet rrëfimi i një tetari serb: ‘Po pjekim pula dhe po therim shqiptarë. Por, na ka ardhur në majë të hundës’, shtoi ai me një psherëtimë dhe një gjest mërzie e indiference. ‘Megjithatë, ka disa njerëz shumë të pasur mes tyre. Aty afër Ferizajt hasëm në një fshat, një fshat i pasur, me shtëpi si kala. Hymë në njërën prej shtëpive. Pronari ishte një plak i pasur, që kishte tre djem. Pra, ishin katër burra, dhe shumë gra gjithashtu. I nxorëm të gjithë jashtë, i vumë gratë në rresht dhe therëm burrat përpara syve të tyre. Nuk ndodhi asgjë. Gratë nuk shpërthyen në lot. Gati dukej sikur ishin të pandjeshme. E vetmja gjë që kërkuan ishte të lejoheshin të hynin në shtëpi për të marrë gjërat personale. I lamë. Kur dolën, secila prej tyre na solli dhurata të shtrenjta. Pastaj ia vumë flakën gjithë vendit’.

    Këto praktika të dhunës dhe persekutimit u përdorën edhe në luftën e fundit të Kosovës, të cilën e kemi të freskët. /Marrë nga Telegrafi.com

    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit appeared first on Lapsi.al.

    Lexo edhe:

    1. Debati/ Kryebashkiaku i Beogradit kërkon zhvarrosjen e Titos
    2. “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon
    dossier
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Historia/ Kush ishte Jakob Fugger, njeri që zbuloi tregtinë globale 500 vjet më parë

    Historia/ Kush ishte Jakob Fugger, njeri që zbuloi tregtinë globale 500 vjet më parë

    22/12/20257 Mins Read
    “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

    “Mein Kampf” mbush 100 vjet/ DW: Si mundet që jehona e ideve të Hitlerit vazhdon

    18/07/20256 Mins Read
    Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit

    Mbushen 26 vjet/ Ende mister fati i 33 shqiptarëve të masakrës së Deçanit

    01/06/20253 Mins Read
    Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

    Historia e vërtetë e “La casa de papel”/ Pengmarrja për 37 orë e Bankës së Barcelonës

    15/11/20247 Mins Read
    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit

    Pamje te rralla/ Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së, i rrethuar nga forcat serbe

    04/10/20241 Min Read
    Top Posts
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    26/12/2023
    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    26/12/2023
    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    “90% e Vlorës e rezervuar”, gazetarja në “7pa5”: Nuk janë rritur çmimet nga viti i kaluar

    26/12/2023
    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë Maqedonia

    Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë

    13/04/20261 Min Read

    Radhë të gjata dhe kolona automjetesh vërehen këtë pasdite në pikat e pagesës në të…

    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit

    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit

    13/04/2026
    Magyar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve

    Magyar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve

    13/04/2026
    DPHM: Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditëve të para të javës

    DPHM: Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditëve të para të javës

    13/04/2026
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

    Vuani nga kapsllëku? Këto fruta natyrale mund të bëjnë “mrekullinë” që ju duhet!

    09/04/2026
    Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

    Çfarë i ndodh trupit të një gruaje kur është shtatzënë, flasin ekspertët

    09/04/2026
    Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

    Lëngu i panxharit ndihmon në uljen e tensionit? Ja çfarë thonë mjekët

    09/04/2026
    Me te lexuara
    Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë

    Radhë të gjata në pikat pagesore në rrugët e Maqedonisë

    13/04/2026
    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit

    1878/ Si u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit

    13/04/2026
    Magyar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve

    Magyar për Gruevskin: Nuk do të jemi deponi e kriminelëve

    13/04/2026
    © 2026 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.