minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Zjarr në një spital në Hamburg, 4 të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO) - Shqiperia.info

Katër persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga zjarri që shpërtheu të enjten mbrëma në një spital në qytetin Ulchen, në jug të Hamburgut, njoftoi sot policia lokale.

Janë mbi 10 të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, theksoi i njëjti burim.

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Zjarri shpërtheu dje në orën 22:45 dhe kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, flakët ishin të dukshme në katin e tretë dhe kishte “shumë tym” , thuhet në deklaratë.

“Ka pasur thirrje për ndihmë”, shtoi policia.

Zjarrfikësit dhe efektivët e policisë kanë evakuuar personat nga spitali dhe kanë marrë masat për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Deri në mëngjesin e sotëm, shkaku i zjarrit ende nuk ishte përcaktuar dhe autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë në kuadër të hetimeve të tyre.

Sipas vlerësimeve të para, dëmi material i shkaktuar në spital mund të kalojë një milion euro, tha policia./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version