Zgjedhjet në SHBA kanë qenë në fokus të emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
Avokati Reshard Këlliçi dekalaroi se sot sytë e të gjithë botës janë në SHBA sepse vendosen fatet në shumë dimensione.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Duke qenë se keni jetuar në SHBA, njohës shumë i mirë i Amerikës, si e ke parë deri tani garën, duke betejë shumë e ashpër?
Këlliçi: Dita e sotme për secilin nga kandidatët duhet të jetë e qetë. Betejat e përgjakshme apo të ashpra, sot vetë bota nuk është e qetë, pasi vendosen fatet në shumë dimensione, por edhe vetë SHBA. Mendoje se betaja ju përshtat gjendjes ku ndodhet SHBA. Ajoq ë është e rëndësishme është se çfarë do që të ndodhë është që tranzicioni të jetë paqësor. Nga ana e rezultatit mendoj që populli do të flasë.
Borakaj: Të cilën se kemi parë në sondazhe?
Këlliçi: Mendoj se është pjesa e heshtur ajo që flet sot.