minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Zgjedhjet në Britani, Trump uron Nigel Farage: Njeri që e do vërtet vendin e tij - Shqiperia.info

Ish-presidenti i SHBA-së, republikani Donald Trump, ka uruar të djathtën ekstreme e Nigel Farage, një nga pionierët e Brexit, për zgjedhjen e tij në Parlamentin Britanik, me tentativën e tetë.

“Urime Nigel Farage për fitoren e tij të madhe”, shkroi Trump në platformën e tij, Truth Social.

“Nigel është një njeri që e do vërtet vendin e tij”, shtoi ai.

Farage, 60 vjeç, kreu i partisë kundër imigracionit Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, thotë se është krenar që është miku i Trump. Në të kaluarën ai u zgjodh eurodeputet, por nuk arriti shtatë herë të zgjidhet në Dhomën e Komunave, gjë që ia doli në zgjedhjet e djeshme. Ai ka shpallur kandidaturën e tij vetëm në fillim të qershorit, kur askush nuk e priste më.

Farage tani po synon zgjedhjet e vitit 2029 dhe thotë se synon që deri atëherë të vendoset “lëvizja” e tij si opozita kryesore ndaj qeverisë së Keir Starmer. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version