Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia ka vendosur afërsisht 170,000 trupa në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, ku po përpiqet të pushtojë fortesën e Pokrovskut në një ofensivë të madhe për të siguruar fitoren në fushën e betejës.
“Ka rusë në Pokrovsk, por ata po shkatërrohen, po shkatërrohen gradualisht, sepse, epo, ne duhet të ruajmë personelin tonë”, shtoi ai.
Ndërkohë ditën e sotme, Ukraina ka arritur të godasë 160 objekte të naftës dhe energjisë në territorin rus që nga fillimi i vitit, ka deklaruar të premten kreu i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU), Vasyl Maliuk.
Sipas tij, sulmet do të vazhdojnë me qëllim dobësimin e aftësisë së Rusisë për të financuar luftën kundër Ukrainës.
“Këto operacione janë të planifikuara dhe të drejtuara për të reduktuar burimet ekonomike që Moska përdor për të mbështetur agresionin e saj ushtarak,” tha Maliuk në një deklaratë për media.
Ai shtoi se Ukraina do të vijojë të synojë infrastrukturën energjetike ruse derisa “mekanizmi i luftës” i Kremlinit të bëhet i paqëndrueshëm financiarisht.

