minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Zelensky në Britani, thirrje evropianëve të qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës - Shqiperia.info

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri apel evropianëve që të qëndrojnë të bashkuar në mbështetje të Ukrainës.

Zelensky mbërriti sot në Pallatin Blenheim, pranë Oksfordit, në Britani, ku po merr pjesë në takimin e Komunitetit Politik Evropian.

“Është shumë e rëndësishme të ruhet uniteti në Evropë, sepse uniteti gjithmonë lejon që të merren vendime të forta,” vuri në dukje Zelensky.

Zelensky kishte njoftuar më herët vendimin e tij për të udhëtuar drejt Britanisë, ku u takua me kryeministrin e sapozgjedhur Keir Starmer dhe mbretin Charles.

“Do të takoj Madhërinë e Tij Mbretin Charles III, kryeministrin Keir Starmer, gjatë udhëtimit në Britani”, sqaroi ai.

Udhëheqësi ukrainas ndau gjithashtu fotot e tij nga aeroporti me Valery Zaluzny, ambasadorin e sapoemëruar të Ukrainës në Londër, i cili më parë ishte kreu i forcave të armatosura të Ukrainës.

“Është shumë e rëndësishme që unë jam këtu, për Ukrainën, sidomos në këtë periudhë të vështirë të luftës”, shtoi ai në deklaratat që bëri para gazetarëve në Blenheim.

“Që nga ditët e para të pushtimit (të Rusisë) në Ukrainë, Britania e Madhe ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës. Ne kemi nevojë për këtë lloj angazhimi për t’i dhënë fund terrorizmit rus”, theksoi presidenti ukrainas./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version