Agonia e familjeve të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik në Rripin e Gazës që nga tetori i kaluar vazhdon.

Negociatat e organizatës palestineze me Izraelin për lirimin e tyre nuk kanë dhënë ende rezultat, ndërsa lindin pikëpyetje se sa prej tyre janë ende gjallë.

Persona të përfshirë në negociata, si dhe një zyrtar i lartë në SHBA, i cili ka burime në shërbimet e inteligjencës amerikane, i thanë Wall Street Journal se numri i pengjeve ende gjallë mund të jetë deri në 50 nga 120 që janë ende në robëri.

Ky vlerësim, për të cilin raporti thotë se bazohet pjesërisht në inteligjencën izraelite, e çon numrin e të vdekurve në 66, më shumë se sa Izraeli e ka pranuar publikisht (43 të vdekur).

Megjithatë, Hamasi u ka thënë ndërmjetësuesve se nuk e di numrin e saktë të pengjeve që janë ende gjallë dhe sa kanë vdekur./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version