minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Vrasje makabër në Itali, një grua gjendet e djegur dhe tjetra e masakruar, zbardhen detajet e para - Shqiperia.info

Dy vrasje makabër janë shënuar në Italinë fqinje, në zonën e Naro, Agrigento. Mediat italiane raportojnë se dy gratë rumune u gjetën të pajeta në banesat e tyre, të cilat ndodheshin afër njëra-tjetrës.

Trupi i 57-vjeçares, Maria Russ, është gjetur i djegur. Zbulimi tragjik i viktimës u bë nga zjarrëfikësit, të cilët ishin njoftuar për një zjarr në banesën e gruas rumune. Pak minuta më pas, zjarrëfikësit gjetën edhe trupin e pajetë të 58-vjeçares Delia Zarniscu, mes një pellgu me gjak.

Karabinierët e Naro dhe departamenti i operacioneve të Agrigento po vijojnë hetimet, raportojnë mediat italiane, ndërsa nga të dhënat paraprake, mund të bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, pasi shtëpitë nuk janë shumë larg njëra-tjetrës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version