minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
VIDEO/ Rrëzohet pranë kufirit ukrainas avioni rus me 74 persona në bord - Shqiperia.info

Aeroplani transportues ushtarak rus Ilyushin Il-76 u rrëzua të mërkurën në rajonin Belgorod të Rusisë, raportuan katër media ruse, duke cituar burime dhe video të postuara në mediat sociale.

Il-76 është projektuar për të transportuar trupa, mallra, pajisje ushtarake dhe armë. Ai ka një ekuipazh të rregullt prej pesë personash dhe mund të transportojë deri në 90 pasagjerë.

Qeveria ruse thotë se avioni që u rrëzua pranë Belgorodit mbante 74 persona, përfshirë 65 të burgosur ukrainas.

Guvernatori lokal Vyacheslav Gladkov tha se një incident i paspecifikuar ndodhi në rrethin Korochansky, në verilindje të qytetit të Belgorodit dhe se ai do të inspektonte vendin e ngjarjes.

Rajoni i Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën, ka qenë nën sulme të shpeshta nga Ukraina në muajt e fundit, duke përfshirë një sulm me raketa në dhjetor që vrau 25 njerëz. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version