Një qytetar është cilësuar si hero në Sidnei, pasi i ka marrë armën njërit prej agresorëve që qëlloi në një plazh, duke lënë pas mbi 10 viktima dhe disa të plagosur.

Në pamjet e publikuara nga “The Sun”, duket burri, duke iu afruar qetësisht agresorit, dhe duke e kapur në befasi, përleshen për pak sekonda dhe fatmirësisht arrin t’i marrë armën.

Ndërsa sulmuesi shtrihet përtokë, qytetari e kthen për pak kohë armën drejt tij, por nuk e tërheq këmbëzën.

Personi i armatosur largohet dhe heroi me qetësi e vendos armën pas një peme.

Kamera pastaj zhvendoset te personi i dytë i armatosur, i cili është dukshëm është i frustruar nga kthesa e ngjarjeve.

Sipas mediave të huaja, personit të cilit iu mor arma, u arrestua më pas nga policia./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version