minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
VIDEO/ Presidenti nigerain përballet me incidentin e sikletshëm, humb ekuilibrin dhe rrëzohet gjatë pritjes në Ankara - Shqiperia.info

Presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu, i cili ndodhet në Turqi u përball me një situatë të sikletshme ditën e sotme.

Ai humbi papritur ekuilibrin dhe u rrëzua gjatë një ceremonie në Pallatin Presidencial në Ankara, ku u prit nga Recep Tayyip Erdogan.

Sipas mediave turke, incidenti ndodhi gjatë ceremonisë së mirëseardhjes, kur presidenti nigerian përshëndeti trupat dhe pak më vonë humbi ekuilibrin dhe u rrëzua.

Me ndihmën e të pranishmëve, Bola Ahmed Tinubu arriti të ngrihej në këmbë. Pavarësisht incidentit, programi vazhdoi si zakonisht pas një vonese të shkurtër.

Share.
Exit mobile version