Momente terrori u përjetuan nga oficerët e forcave të armatosura amerikane në një bazë në Ishujt Marshall kur dallgë të mëdha u rrokullisën duke shkaktuar shkatërrime të mëdha.
Në videot nga brenda bazës ushtarake, dallgët e mëdha mund të shihen duke thyer dyert dhe duke tërhequr zvarrë tavolina, karrige dhe disa njerëz që u përpoqën të mbaheshin aty ku gjenin shpëtim.
Incidenti ndodhi në orën 9 të mëngjesit të së shtunës me të paktën një person të plagosur dhe ushtrinë amerikane evakuoi të gjithë personelin joluftarak nga baza.
Përveç bazës ushtarake, dallgët përfshiu edhe dy aeroporte në Atoll Ailinglaplap me vlerësimin e parë të dëmit që do t’i mbajë të mbyllura për disa javë.
Sipas vlerësimit të parë të bërë nga ushtarakët që kontrolluan bazën, dallgët kanë përmbytur 1/3 e ambienteve pasi përtej restorantit uji ka hyrë në ndërtesa të tjera si dhe në magazina.
Vihet re se kjo bazë pret pajisje teknologjike të avancuara që janë pjesë e gamës së raketave balistike “Ronald Reagan”./vizionplus.tv

