minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Video/ Krimineli sulmon gjyqtaren në seancë pasi i mohoi lirinë me kusht - Shqiperia.info

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një kriminel gjatë seancës gjyqësore, pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.

Pamjet video tregojnë momentin e frikshëm kur i dënuari Deobra Delone Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares Mary Kay Holthus për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares së tronditur, Redden dëgjohet duke e ofenduar.

Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi të rrihte brutalisht.

Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.

Oficeri i policisë u plagos gjithashtu dhe u desh të transportohej në spital pas sulmit brutal./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version