minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
VIDEO/ Drake ndërpret koncertin, i premton fansit se do të shlyej borxhin e tij 160 mijë dollarë - Shqiperia.info

Ndërsa performonte  në Kansas City, Misuri, të shtunën mbrëma, Drake e ndaloi shfaqjen për të bashkëvepruar me turmën dhe u zotua të shlyente hipotekën e nënës së ndjerë të një fansi.

Ai merr një shënim, ndërpret këngën dhe më pas e lexon.

“Mund të shlyeni paratë e hipotekës së shtëpisë, për nënën time të ndjerë?”

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, Drake thotë:

“Kjo është?” Mamaja jote ka ndërruar jetë? Mirë. Dhe i detyrohesh… Oh, kjo është një shumë e konsiderueshme. Por e di çfarë, unë do të paguaj detyrimet e shtëpisë për nënën tënde të ndjerë”

Për të shlyer hipotekën e nënës së fansit që nuk jeton më, Drake do të paguajë 160,000 dollarë.

“Unë do të paguaj nga xhepi im. Kjo është nga ana ime. U prehtë në paqe nëna jote”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Drake dhuron bujarisht për fansat e tij. Disa ditë më parë, ai i premtoi një fansi të mbijetuar nga sëmundja e rëndë e kancerit një shumë prej 50,000 dollarësh, gjatë koncertit të tij në Pittsburgh./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version