Të paktën 330 paslëkundje janë regjistruar pas tërmetit me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter që goditi Turqinë mbrëmjen e kaluar.
Sipas mediave vendase, 26 persona kanë mbetur të plagosur.
Balıkesir’de meydana gelen depremde enkaz altında kalan eşek kurtarıldı. pic.twitter.com/343LZUVU2t
— Sabah (@sabah) October 28, 2025
Siç është njoftuar nga Shërbimi Sizmologjik Turk, tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter që ndodhi në orën 22:48 të hënën në mbrëmje u ndje në shumë provinca, duke përfshirë Balıkesir, Izmir, Bursa, Stamboll, Tekirdag, Kocaeli dhe Sakarya, dhe thellësia fokale u vlerësua në 5.99 kilometra.
Pas tërmetit kryesor, u regjistruan gjithsej 330 lëkundje pasuese gjatë një periudhe prej afërsisht 13 orësh, nga ora 22:48 e djeshme deri në orën 11:00 të ditës së sotme.
Balıkesir Sındırgı merkezli 6.1 büyüklüğündeki depreme İzmir’deki bir kahvehanede oyun oynarken yakalanan vatandaşların o an yaşadıkları kamerada pic.twitter.com/H9rHtujz8p
— Hürriyet.com.tr (@Hurriyet) October 27, 2025
Janë regjistruar 12 lëkundje pasuese me magnitudë 4 ose më të lartë. Në zonën ku ndodhi tërmeti, 26 qytetarë u shtruan në spital me lëndime të lehta, ndërsa Ministri i Brendshëm turk njoftoi se të gjithë janë larguar tashmë nga spitali.

