Të paktën 330 paslëkundje janë regjistruar pas tërmetit me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter që goditi Turqinë mbrëmjen e kaluar.

Sipas mediave vendase, 26 persona kanë mbetur të plagosur.

Siç është njoftuar nga Shërbimi Sizmologjik Turk, tërmeti me magnitudë 6.1 Rihter që ndodhi në orën 22:48 të hënën në mbrëmje u ndje në shumë provinca, duke përfshirë Balıkesir, Izmir, Bursa, Stamboll, Tekirdag, Kocaeli dhe Sakarya, dhe thellësia fokale u vlerësua në 5.99 kilometra.

Pas tërmetit kryesor, u regjistruan gjithsej 330 lëkundje pasuese gjatë një periudhe prej afërsisht 13 orësh, nga ora 22:48 e djeshme deri në orën 11:00 të ditës së sotme.

Janë regjistruar 12 lëkundje pasuese me magnitudë 4 ose më të lartë. Në zonën ku ndodhi tërmeti, 26 qytetarë u shtruan në spital me lëndime të lehta, ndërsa Ministri i Brendshëm turk njoftoi se të gjithë janë larguar tashmë nga spitali.

Share.
Exit mobile version