Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Avichay Adraee, u ka bërë thirrje banorëve palestinezë të lagjeve al-Daraj dhe al-Tuffah në qytetin e vjetër të Gazës që të evakuohen menjëherë.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetin X, Adraee tha se “Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po vazhdojnë operacionet në zonat ku zhvillohen aktivitete terroriste dhe lëshohen raketa drejt Izraelit”.

Banorëve u rekomandohet të zhvendosen në qytetin bregdetar al-Mawasi, të shpallur nga Izraeli si “zonë e sigurt”. Aktualisht, në këtë zonë janë strehuar rreth 500 mijë palestinezë, në kushte tejet të vështira dhe të mbipopulluara.

Share.
Exit mobile version