minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Ukraina thotë se ka goditur një njësi ushtarake ruse në Krime - Shqiperia.info

Ukraina tha të enjten se ushtria e saj e ka goditur një njësi ushtarake ruse në afërsi të Jevpatorias, në Gadishullin e uzurpuar nga Rusia, Krime.

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mykola Oleshchuk, i falënderoi pilotët dhe “të gjithë të cilët e planifikuan operacionin për punën e përsosur luftarake”, përmes një mesazhi në Telegram.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se forcat e saj e parandaluan një sulm ukrainas, por nuk i komentoi shpërthimet në Jevpatorias.

Mikhail Razvozhayev, guvernatori i vendosur nga Rusia në Sevastopol, tha se 10 raketa ukrainase “u shkatërruan mbi Gadishullin e Krimesë nga mjetet e rregullta të mbrojtjes ajrore”.

Razvozhayev gjithashtu tha se një person u lëndua nga rënia e copëzave mbi shtëpi dhe rrugë. Ekipet e shpëtimit shkuan në vendin e ngjarjes, tha ai, duke u bërë thirrje banorëve ta ruanin qetësinë.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë raportoi se rreth 10 shpërthime u dëgjuan në Sevastopol rreth orës 17:15 me kohë lokale.

Kievi synon ta çlirojë Krimenë, të cilën Rusia e uzurpoi dhe e aneksoi jashtëligjshëm më 20214.

Ushtria ukrainase i ka kryer një sërë sulmesh të mëdha në këtë gadishull prej se nisi lufta, përfshirë ndaj luftanijeve, zyrave të flotës ruse në Detin e Zi dhe urës e cila e lidh gadishullin me Rusinë jugore./rel

Share.
Exit mobile version