Presidenti Joe Biden pritet të mbajë një fjalim në të cilin do të shpjegojë arsyet e vendimit të tij për t’u tërhequr nga gara zgjedhore. Fjalimi do të mbahet të mërkurën, në Shtëpinë e Bardhë, sipas një burimi të njohur me këtë çështje.

Joe Biden gjithashtu vazhdoi me një postim në të cilin ai tregon edhe një herë mbështetjen e tij për Kamala Harris.

“Thirrjet për dhunë kërcënojnë themelet e demokracisë sonë, ju nuk mund ta doni vendin tuaj vetëm kur fitoni.

Le të zgjidhim problemet tona me fletëvotimet dhe të zgjedhim Kamala Harris si Presidenten e ardhshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkroi presidenti.

Në të njëjtën kohë, Joe Biden ka ripostuar nga llogaria zyrtare e Kamala Harris një fjalim të zjarrtë të një republikani i cili ndër të tjera tha se nëse Donald Trump nuk zgjidhet atëherë do të ketë një luftë civile në vend. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version