minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
U pushua nga puna, ish-punonjësi merr armën dhe shkon në kompani, vret një dhe plagos dy të tjerë - Shqiperia.info

Të shtënat me armë ndaj një kompanie transporti në zonën e Glyfadës në Greqi, kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Nga informacionet e para bëhet me dije se autori është i huaj dhe ish-punonjës i kompanisë, i pushuar nga puna.

Mediat greke bëjnë të ditur se nga të shtënat ka një të vdekur, ndërsa ka edhe dy të plagosur, njëri në gjendje të rëndë.

Policia po vijon operacionin për të arrestuar autorin që hapi zjarr. Ai ndodhet në katin e dytë të ndërtesës, ndërsa nuk ka pranuar të vetëdorëzohet. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version