minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
U nis nga Bolonja, bordi i avionit përfshihet nga flakët, bën ulje të detyruar pas disa minutash - Shqiperia.info

Një incident është regjistruar në ajër, paraditen e kësaj të premte. Avioni që u nis nga Bolonja e Italisë dhe kishte si destinacion Charleroi në Belgjikë, ka bërë ulje të detyruar në Luksenburg.

Mediat italiane raportojnë se avioni ishte ngritur në fluturim rreth orës 10:00, ndërsa është ulur në Luksemburg pas 90 minutash.

Nga të dhënat e para, sipas mediave italiane, është raportuar se ka pasur zjarr në bord, por fatmirësisht askush nuk është lënduar. Pasagjerëve iu janë mundësuar autobusë për të mbërritur në destinacion.

Autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version