minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
U aksidentua në punë, 61-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore - Shqiperia.info

Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur në provincën e Catanzaro, në Itali.

Një punëtor 61-vjeçar ka prerë venën e qafës me sharrë elektrike, teksa ka tentuar të presë një pemë.

Mediat italiane bëjnë me dije se 61-vjeçari ka humbur kontrollin e sharrës elektrike, duke bërë kështu që të godasi qafën.

Burri u trajtua fillimisht në spitalin Soveria Mannelli, më pas u transferua me ambulancë ajrore në spitalin Catanzaro ku iu nënshtrua një operacioni delikat.

61-vjeçari aktualisht ndodhet i shtruar në spital nën vëzhgimin e mjekëve. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version