Liderët e vendeve të Bashkimit Europian kanë arritur një marrëveshje sa i përket ndihmës financiare ndaj Ukrainës.

Ljami është bërë i ditur nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel me anë të një postimi në platformën “X”.

Presidenti i Këshillit Evropian tha se të 27 liderët ranë dakord për një paketë shtesë mbështetëse prej 50 miliardë eurosh për Ukrainën nën buxhetin e BE-së.

“Kjo siguron financim të qëndrueshëm, afatgjatë dhe të parashikueshëm për Ukrainën. BE-ja po merr udhëheqjen dhe përgjegjësinë në duke mbështetur Ukrainën – ne e dimë se çfarë është në rrezik”, shkruan ai./ vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version