minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Turqia: Mbështesim Mark Rutte si shefin e ardhshëm të NATO-s - Shqiperia.info

Turqia ka vendosur të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte si sekretar i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s, njoftoi sot agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar diplomatë të NATO-s.

Nga ana tjetër, sipas Reuters, një zyrtar turk i paidentifikuar u tha aleatëve të NATO-s se Ankaraja do të mbështesë Rutte për postin e sekretarit të përgjithshëm të aleancës.

Turqia ishte një nga katër vendet që nuk e kishte shprehur ende mbështetjen e tyre për Rutte si pasardhës të Jens Stoltenberg. Aleatët e tjerë, përfshirë SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, kanë njoftuar tashmë mbështetjen e tyre për Rutte. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version