minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Trump takohet me Netanyahun: Kemi pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira - Shqiperia.info

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu vizitoi të premten ish-presidentin amerikan Donald Trump në resortin e tij në Florida.

Netanyahu u takua me Trump, kandidatin republikan për president, një ditë pasi u takua me presidentin demokrat Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Donald Trump, duke i uruar mirëseardhjen kryeministrit izraelit, tha se ai “ka pasur gjithmonë marrëdhënie shumë të mira” me Benjamin Netanyahun, ndërsa duke komentuar luftën në Gaza tha se të gjithë pengjet duhet të kthehen.

Netanyahu tha se Izraeli do të dërgojë një ekip negociator në Romë për bisedimet e armëpushimit në Gaza ndoshta në fillim të javës. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version