Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar ashpër presidentin rus Vladimir Putin. Trump shprehu hapur zhgënjimin e tij për vijimin e konfliktit Rusi-Ukrainë.

“Putin na hedh shumë marrëzira,” deklaroi Trump gjatë një takimi me kabinetin qeveritar në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se nuk është i kënaqur me sjelljen e presidentit rus dhe se po shqyrton mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja ndaj Moskës.

Ai nënvizoi gjithashtu se është në bisedime me qeveri të huaja për të shtuar mbështetjen ushtarake, duke përmendur posaçërisht Korenë e Jugut, për të cilën tha se “duhet të paguajë për mbrojtjen e saj ushtarake”.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version