Presidenti amerikan Donald Trump nënshkroi projektligjin që udhëzon departamentin e drejtësisë të publikojë dosjet nga hetimi për pedofilin Jeffery Epstein duke iu përgjigjur kështu presionit të përbashkët nga demokratët dhe baza e tij konservatore. Firmosja nga Trump erdhi pas mbështetjes së gjerë që projektligji mori në të dyja dhomat e kongresit.

Tani që projektligji është nënshkruar nga presidenti, Departamenti i Drejtësisë ka një numërim mbrapsht prej 30 ditësh për ti paraqitur publikut të dhënat e dosjes Epstein. Këto materiale përfshijnë të dhëna, komunikime apo emra të njohur nga fusha të ndryshme nga e gjithë bota.

Megjithatë vendimi I trump ka nxitur reagime të shumëta dhe skepticizëm nëse administrata do ti publikojë të gjitha të dhënat pasi projektligji lejon redaktime në raste të vecanta për emra apo detaje të caktuara.

Demokratët janë mburrur me polemikat mbi dosjet dhe mundësinë që ato të përmbajnë informacione kompromentuese rreth presidentit Trump, i cili kishte një miqësi personale me Epstein përpara se ai të dënohej për prostitucion me të mitur në vitin 2008.

Jeffery Epstein u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Neë York në vitin 2019, në atë që një mjek ligjor e cilësoi si vetëvrasje. Ai po mbahej nën akuza të tjera për trafikim seksual./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version