minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Tragjike në SHBA, policia qëllon për vdekje 13-vjeçarin - Shqiperia.info

Një djalë 13-vjeçar u qëllua për vdekje nga oficerët e policisë në shtetin e Nju Jorkut, teksa vraponte për t’i shpëtuar policisë duke mbajtur në dorë një pistoletë false.

Oficerët ndaluan djalin dhe një tjetër 13-vjeçar të premten mbrëma sepse dyshja përputheshin me përshkrimet e të dyshuarve të kërkuar në lidhje me grabitjet e fundit në Utica, tha policia.

Teksa policia merrte në pyetje djemtë, 13-vjeçari u largua në këmbë dhe pasoi një ndjekje. Shefi i policisë së Utica, Mark Williams tha se policia gjeti atë që “dukej të ishte një pistoletë”. Më pas, një oficer policie e goditi djalin.

“Gjatë përleshjes në tokë, një oficer tjetër qëlloi një të shtënë e vetme që e goditi adoleshentin në gjoks”, shtoi shefi i policisë.

Ndonëse i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje, ai më pas ka ndërruar jetë në spital.

Policia publikoi disa minuta pamje nga kamerat e trupit të mbajtura nga oficerët të shtunën mbrëma.

Kjo erdhi menjëherë pas zemërimit nga anëtarët e komunitetit lokal, të cilët kritikuan shefin e policisë së Utica në një konferencë për shtyp ku mori pjesë edhe familja e djalit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version