![Tragjedia në Gaza, nuk hapet parashuta, pakoja e ushqimeve vret pesë persona Tragjedia në Gaza, nuk hapet parashuta, pakoja e ushqimeve vret pesë persona](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/03/01000000-c0a8-0242-2cd6-08dc383f6a0f_w1080_r0_s-638x400.jpg)
Pesë persona humbën jetën në Gaza kur një paketë ndihme humanitare ra nga një aeroplan, por nuk e hapi parashutën.
Incidenti tragjik ndodhi në kampin e refugjatëve Al-Sati dhe u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, si dhe nga dëshmitarët okularë.
Të paktën një parashutë me paketë e ndihmuar nuk u hap siç duhet dhe pakoja ra qindra metra mbi njerëzit në tokë.
CBS News raporton se dy nga të vdekurit ishin djem . Të plagosurit janë 11, të gjithë të moshës 30-50 vjeç.
Paketat e ndihmave humanitare kanë ardhur herë pas here në Rripin e Gazës nga SHBA, Jordania, Egjipti, Franca, Holanda dhe Belgjika.
Një zyrtar amerikan i tha CBS News se paketa nuk erdhi nga një avion amerikan./vizionplus.tv/