minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Tragjedi në Teksas, tre vëllezër të mitur humbin jetën për shkak të motit të keq, ranë në një pellg të akullt - Shqiperia.info

Texas-Tre vëllezër, të moshave 6, 8 dhe 9 vjeç, kanë humbur jetën në Texas për shkak të motit të keq që ka përfshirë  SHBA-në.

Tre të miturit ranë në një pellg të ngrirë përballë shtëpisë ku po qëndronin, njoftuan autoritetet të martën.

Dy djemtë më të mëdhenj u nxorrën nga uji nga ekipet e shpëtimit dhe një fqinj, ndërsa fëmija më i vogël u gjet pas disa orësh kërkime.

Nëna e tyre, Cheyenne Hangaman, tha për televizionin FOX 4 se kishte provuar t’i shpëtonte djemtë e saj pasi motra e tyre i tregoi se kishin rënë në pellg.

Ajo tha se u fut në ujë të ngrirë, por nuk mundi t’i shpëtonte.

Të tre djemtë ishin nxënës të shkollës fillore në Distriktin Shkollor Bonham, e cila kishte anuluar mësimin për shkak të motit të acartë.

Më shumë se 40 persona kanë humbur jetën në shtetet e prekura nga i ftohti ekstrem.

Share.
Exit mobile version